Home / Sport / Ronaldinjo rikthehet me kile të tepërta tek Milani

Ronaldinjo rikthehet me kile të tepërta tek Milani

Marrëdhëniet e brazilianit Ronaldinjo me ish-trajnerin Karlo Ançeloti nuk ishin asnjëherë ideale, dhe të tilla kanë nisur edhe me trajnerin e ri të Milanit, Leonardo.

“Gauço” është prezantuar në “Milanelo” me 3-4 kilogram më shumë se kondicioni i tij optimal për të filluar sezonin e ri. Detyra kryesore e brazilianit është të rikthehet në formën më të mirë si në vitin 2005, kur arriti të fitonte “Topin e Artë”.

Trajneri Leonardo dhe përgatitësi atletik Tonjaçini nuk kanë menduar shumë, dhe i kanë paraqitur yllit brazilian një tabelë me të dhënat ku i kërkojnë rikuperimin e shpejtë. Ronaldinjo parashikohet të jetë një shtyllë e fortë për Milanin “brazilian” që kërkon të ndërtojë tekniku Leonardo.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *