Home / Sport / Ronaldo dhe Diego, topi i parë në rrjetë

Ronaldo dhe Diego, topi i parë në rrjetë

Real Madridi dhe Juventusi kanë shënuar fitore kundër LDU de Quito dhe Seongnam Ilhwa në kuadër të Peace Cup, ndërkohë që Cristiano Ronaldo dhe Diego, kanë shënuar golat e parë për skuadrat e tyre të reja.

Los Merengues kanë fituar me rezultat prej 4-2, ndërsa të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Ronaldo nga pika e bardhë (48’), ndërsa golat tjerë për Realin i shënuan Granero (53’), Metzelder dhe Negredo (90’).

Në të njëjtin kompeticion, Juventusi fitoi kundër Seongnam Ilhwa me rezultatin 3-0.

Braziliani Diego, shënoi golin e dytë në ndeshje (53’), derisa dy golat tjerë i shënuan Iaquinta (40’) dhe Legrottaglie (70’).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *