Home / Sport / Ronaldo: Dua të hyj në historinë e Realit

Ronaldo: Dua të hyj në historinë e Realit

Sfida më e re e Kristiano Ronaldos është të shpallet lojtari më i mirë në historinë e Realit të Madridit.
“Florentino Perez ka bërë revolucion në botën e futbollit, mirëpo unë do ta dëshmoj se vlej aq sa më ka paguar. E hëna do të jetë dita më e madhe në jetën time”, është cituar Ronaldo nga gazeta sportive “Marca”.

Futbollisti më i mirë i planetit për vitin 2008 pritet të prezantohet të hënën zyrtarisht në radhët e madrilenëve. Portugezi ka arritur të fitojë gjithçka me Mançester Junaited, dhe një gjë të tillë kërkon të përsërisë edhe me klubin më të madh të Evropës.

“Qëllimi im është të bëhem lojtari më i mirë, ose njëri nga më të mirët e Realit. Në momentin që u arrit marrëveshja u lehtësova, dhe tani mund të them se është realizuar ëndrra ime”, deklaron Kristiano Ronaldo për prestigjiozen “Marca”.

“Florentino Perez ka bërë revolucion në botën e futbollit. Unë do të dëshmoj se vlej aq sa më ka paguar. Dita e hënë do të jetë dita më e madhe në jetën time”, thekson Ronaldo.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *