Home / Sport / Ronaldo, i kënaqur me debutimin

Ronaldo, i kënaqur me debutimin

Cristiano Ronaldo është deklaruar i kënaqur pas debutimit të tij për Real Madridin në stadiumin Tallaght të hënën mbrëma. Gjigantit spanjoll iu nevojit goli i Karim Benzemas në minutën e 87-të për të mposhtur Shamrock Rovers, por transferimi më i shtrenjtë në botën e futbollit mendon se ekipit i nevojitet kohë për t’u kompozuar.

“Është ende herët të nxjerrim përfundime. Jam i kënaqur. Ajo që është me rëndësi është të provojmë gjëra të reja, të fitojmë dhe të mundohemi të shënojmë sa më shumë gola. Sapo kemi filluar. Asgjë nuk është definuar. Bashkëlojtarët e mi janë duke bërë punë të mirë, por kjo është hera e parë që kemi luajtur së bashku në një fushë”, deklaroi Ronaldo i cili iu bashkua Realit gjatë këtij afati kalimtar të verës për 94 milionë euro nga Manchester United.

“Nuk më pengon të luaj në krahun e djathtë, të majtë ose në qendër. Vetëm dua të luaj, t’i ndihmoj ekipit dhe të përshtatemi mes vete sa më shpejt. Jam i qetë dhe punoj shumë. Shpresoj të shënoj shumë gola”. Ronaldo u paraqit për 45 minutat e para të ndeshjes, ndërsa në përpjekjet e tij nga distanca nuk arriti të qëllojë portën. Trajneri Manuel Pellegrini bëri nëntë ndryshime në pjesën e dytë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *