Home / Sport / Ronaldo prezantohet në mënyrë madhështore tek Reali

Ronaldo prezantohet në mënyrë madhështore tek Reali

Kristiano Ronaldo u prezantua mbrëmë përpara tifozëve të Realit në stadiumin “Santiago Bernabeu” përmes një spektakli që do të mbahet mend gjatë në botën e futbollit.Portugezi do të mbajë fanellën me numrin 9, të cilën e ka mbajtur edhe legjenda Alfredo di Stefano.

Një turmë e çmendur, afro 80 mijë vetë, ka marrë pjesë mbrëmë në prezantimin e Kristiano Ronaldos. Stadiumi “Santiago Bernabeu” ka qenë i mbushur thuajse në kapacitetin maksimal për të pritur blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit, 94 milionë euro. Prezantimi i portugezit arriti një rekord 25 vjeçar, atë të prezantimit të Maradonës, që në ditën e parë te Napoli u prit nga 80 mijë fansë. Publiku ka qenë i gjithi në delir, me pankarta dhe thirrje me emrin e yllit të ri të skuadrës. Presidenti Florentino Perez ishte i pari që i uroi mirëse-ardhjen portugezit. “Kristiano Ronaldo është këtu, – tha ai, duke iu drejtuar tifozëve. – Kristiano, mirë se erdhe në Bernabeu, këtu ku është formuar miti ynë, miti i Realit të Madridit”. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, pasi realizova ëndrrën time të fëmijërisë, që ishte të luaja me Realin e Madridit- tha Ronaldo. – Jam vërtetë i impresionuar nga kjo pritje”, shtoi ai. Portugezi do të jetë galaktiku më i ri (24 vjeç) i blerë ndonjëherë nga Florentino Perez, që duket se ka shfrytëzuar edhe punën e bërë nga presidenti i dorëhequr Kalderon. Në Madrid dje ka qenë Ronaldo-mania. Ai ka mbërritur në aeroportin privat Torrejon në orën 12.50 të mesditës, i veshur me një fanelë Nike dhe xhup të kuq. Ronaldo shoqërohej nga i gjithë klani i tij, mamaja, vëllezërit, miqtë dhe madje kuzhinieri personal. Rruga e tij deri në klinikën “Moraleja de Sanchinarro” dukej si një kordon presidencial. Më pas, rreth orës 15.45 orari i drekës dhe në 19 firmosja e kontratës me Florentino Perez.

Ditë më parë, me transferimin në vlerë prej 35 milionë euro të sulmuesit francez Karim Benzema nga Olympique Lyon, Real Madrid ka kaluar shifrën prej 200 milionë eurosh të shpenzimeve gjatë këtij afati kalimtar.

21 vjeçari Benzema iu bashkua Kakas(68 milionë euro), Cristiano Ronaldos (94 milionë euro) dhe mbrojtësit të Kombëtares spanjolle, Raul Albiol (15 milionë euro) në Bernabeu.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *