Home / Sport / Ronaldo prezantohet sot te Reali i Madridit

Ronaldo prezantohet sot te Reali i Madridit

Sot (e hënë) do të jetë radha e Kristiano Ronaldos që të prezantohet në “Santiago Bernabeu”, pas Kakasë pak ditë më parë.

Portugezi ka rrëfyer për gazetën “Marca” emocionet e të qënit futbollist i Realit të Madridit, klubit më të madh të botës. ‘Të hënën është momenti më i rëndësishëm i jetës sime”, ka deklaruar Ronaldo, i cili ka shprehur hapur objektivin e tij “për t’u bërë futbollisti më i mirë i historisë, ose një nga më të mirët”. Megjithatë, shifra prej 80 milionë stërlinash (94 milionë euro) që Florentino Perez derdhi në arkat e Mançester Junajtid për kartonin e tij, nuk është pritur mirë në ambientet futbollistike. Po ashtu edhe shuma prej 65 milionë euro që portugezi do të përfitojë në Madrid, ka patur kritikat e veta. E megjithatë vetë Ronaldo nuk ç’bilancohet nga asgjë, duke i quajtur të merituara këto para. “Kur firmosa kontratën u ndjeva i lehtësuar, – thotë ai. – Do të tregoj se vlej çdo stërlinë të shpenzuar për mua. Nëse Mançesteri dhe Reali i Madridit kanë rënë dakord për këtë shumë, atëherë nuk mund të thuhet më asgjë. Lojtarët e mëdhenj kushtojnë shumë para dhe nëse i dëshiron në skuadër, duhet t’i paguash. Unë personalisht jam i lumtur që jam futbollisti më i shtrenjtë i historisë”, deklaroi më tej Ronaldo. Portugezi ka siguruar tifozët e Realit edhe për jetën e tij private, që për hir të së vërtetës nuk mbetet prapa asaj në futboll. “Gjërat nuk janë ashtu siç shkruajnë revistat dhe tabloidet”, është shprehur Kristiano Ronaldo.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *