Home / Sport / Ronaldo synon ta zgjasë kontratën me Korinthinasin

Ronaldo synon ta zgjasë kontratën me Korinthinasin

Futbollisti 33-vjeçar brazilian, Ronaldo, ka theksuar se më nuk do të kthehet të luajë në Evropë. Rikthimin e suksesshëm në futbollin brazilian, ai e ka festuar me dy trofe: titullin e kampionit të shtetit të Sao Paolos, si dhe kupën e Brazilit.

“Qëllimi im është të vazhdoj karrierën te Korinthiansi. Kjo skuadër i ka të gjitha mundësitë për të vazhduar rrugën e suksesit. Jam i lumtur që jam pjesë e një grupi të shkëlqyeshëm të futbollistëve, i cili me priti krahëhapur. As që kam mundur ta paramendoj se diçka kaq e mirë do të më ndodh”, ka pohuar Ronaldo, duke shtuar se në fund të këtij edicioni dëshiron të zgjasë kontratën me këtë klub dhe të fitojë Kupën e Libertadores në vitin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *