Home / Lajme / Kronika e zezë / Sa e mirë na ka dalë nusja?

Sa e mirë na ka dalë nusja?

Dhe në mes të rrugës takohen me dasmorët tjerë dhe për inat nuk lëshojnë rrugën asnjëra palë dhe komunikacioni ngatërohet gjysëm ore dhe fillojnë sharjet etj… por qëllimi arrihet se e gjithë “nahija” e mori vesh se filani bën dasëm

Urim Hasipi
Stina e verës për banorët e Pollogut është gjithçka se gjatë kësaj stine ndodhin të gjitha, si martesat, fejesat, aksidentet e trafikut, rritet numri I veturave në komunikacion, pacientët që kërkojnë ndihmë në spital.. shtohet… gjithçka.Sikush në mënyrën e vet e përjetoi verën e 2009-së.
Ardhjes së stinës së verës I gëzohet, shitësi I bozës, lypësi në rrugë, faraxhiu, lodraxhiu, këpuctari, shitësja e duvakut, artari, mjeshtëri I shtëpive, shitësja e luleve, frizerja etj.
Më një fjalë për të gjithë stina e verës ka një rëndësi, pa marrë parasysh për të mirë apo për të keq.Si për habinë e të gjithëve këtë vit në modë ishin fishekzjarret të cilët zëvendësuan rafalet e kallashave në dasmat tona.Ndërkaq, ceremonia e dasmës tek ne është një ritual I jashtëzakonshëm.Marrja e nuses për të gjithë familjen është një gëzim I paparë me javë të tëra, ndërsa fqinjtë janë ata që vuajnë pasojat e pagjumësisë, nga zëri I lartë I këngëve të njohura në këto anë, si “Do t`a kallim dushkun” dhe “Sa e mirë na ka dalë nusja”.Në shtëpinë e nuses të gjithë janë plot shend, gëzim e harre, vallëzojnë e këndojnë gjatë orëve të vona, kurse më keq është tek fqiu se ai nuk mund të mbyll sytë nga zhurma e daulleve, përderisa nesër në mëngjes duhet të shkojë në punë,e kjo shumë pak ka rëndësi për dasmorin.

Ndonëse disa herë del në dritare dhe vëren vallen e pafundme dhe zhurmën e lartë megjithatë përmbahet dhe mllefin e mban brenda tij, se nëse lajmëron policinë atëherë do të përballet me akuzën e popullit se është spiun.Dhe diku pas mesnate dasmorët dalin me vetura dhe shtëpi më shtëpi zhvillojnë ceremoninë e “lypjes” që është tradicionale tek shqiptarët.

Traktori me rimorkio është I pari me plot njerëz në këmbë ndërsa udhëtarët janë në rrezik potencial të bien poshtë, por me rëndësi është nusja, gjithçka tjetër është dytësore.

Dhe në mes të rrugës takohen me dasmorët tjerë dhe për inat nuk lëshojnë rrugën asnjëra palë dhe komunikacioni ngatërohet gjysëm ore dhe fillojnë sharjet etj… por qëllimi arrihet se e gjithë “nahija” e mori vesh se filani bën dasëm.

Hiç më shumë se dy ditë më pas bëhet dasma në shtëpi dhe këngëtari këndon pas perdeve nën kasolle e sipër tij vështron miu me habi ndërsa këngëtarit vetëm I dëgjohet zëri sepse nuk guxon të këndojë para grave dhe pa një pa dy e fillon këngën e njohur “Sa e mirë na ka dalë nusja” dhe të gjithë së bashku I bashkangjiten refrenit “mashallah …mashallah …” kurse në këto çaste nga dera hyn vetura e zbukuruar nga të gjithë anët dhe brenda është nusja e “mirë“ për të cilën është trazuar e tërë “nahija” dhe sërish fillon vallja e gjatë .

Megjithatë unë e ndali tekstin këtu se nusja nuk arriti që të shkojë në restoranin ku ishin të ftuar mysafirët e që ishte rezervuar një vit më parë por më e keqja nusja nuk ia doli të kalojë një natë me dhëndrin sepse kishte ikur nga dritarja tek jarani I vjetër.

Dhe marrë në përgjithësi, dasmori harxhoi diku rreth 20 mijë euro për”nusen e mirë”, të cilët I kishte marrë huazim tek fqiu që nuk flente nga zhurma e dasmës.Tani dilema është se fqiu nuk flente nga zhurma e këngës apo nga borxhi që I kishte dhënë dasmorit.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *