Home / Lajme / Maqedoni / Sigurimi i shtetit shpifje kundër PDSH-së

Sigurimi i shtetit shpifje kundër PDSH-së

“Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti është kryetar i gjithë qytetarëve të Tetovës duke përfshirë shqiptarët, maqedonasit, turqit dhe të tjerët dhe nuk është në funksion të PDSH-së.Ky provokim që ka ardhur, është i strukturave të sigurimit shtetëror të Maqedonisë”, theksoi Thaçi pas një takimi me Ambasadori e Sllovenisë në Shkup, Alain Brian Bergant.

Urim Hasipi
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi ka hedhur poshtë informacionet e plasuara në disa media maqedonase se kinse kryetari i Komunës së Tetovës do të kalojë në një parti tjetër.

“Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti është kryetar i gjithë qytetarëve të Tetovës duke përfshirë shqiptarët, maqedonasit, turqit dhe të tjerët dhe nuk është në funksion të PDSH-së.Ky provokim që ka ardhur, është i strukturave të sigurimit shtetëror të Maqedonisë”, theksoi Thaçi pas një takimi me Ambasadori e Sllovenisë në Shkup, Alain Brian Bergant.

Ai theksoi se partia që drejton ai nuk do të ndikojë në punën e kryetarit të Komunës së Tetovës edhe pse ai është anëtarë i PDSH-së.

“Unë kam nënshkruar një dokument me shoqatat joqeveritare në Tetovë se PDSH-ja dhe unë nuk do të bëjmë ndikime partiake në punën e kryetarit të Komunës por në të njëjtën kohë prof Sadi Bexheti është anëtarë i PDSH-së e kjo parti është për ta mbrojtur komunën prej huxhumeve që i bën Qeveria e Maqedonisë , për t’a dëmtuar buxhetin ,për të bërë pengesa të ndryshme që mos funksionojë si duhet dhe ky është realiteti” deklaroi Menduh Thaci.

Këto spekulime janë hedhur poshtë edhe nga vetë kreu i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

”Janë vetëm shpifje informacionet në media se kam kaluar në ndonjë parti tjetër. Unë as që jam takuar me z. Thaçi dhe nuk ka asnjë presion nga partia. Unë kam thënë në fillim se jam kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallime partiake dhe kështu do të jetë edhe më tej, ndërsa këto janë thjesht spekulime”, ka deklaruar të mërkurën në Tetovë kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *