Home / Sport / Sulmuesi i Milanit, Pato, i jep fund beqarisë

Sulmuesi i Milanit, Pato, i jep fund beqarisë

Sulmuesi i Milanit, Pato, i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me aktoren braziliane Stefani Brito. Fund beqarisë i ka dhënë edhe Alberto Xhilardino me modelen Alice Bregoli, ndërkohë, italiania Rafaela Fiço nuk e ka mohuar lidhjen e publikuar në shtypin anglez me Kristiano Ronaldon.

Sulmuesi i Milanit Aleksandre Pato dhe aktorja braziliane Stefano Brito janë martuar në kishën e San Françesko da Paolas në Rio De Zhaneiro. Të dy kanë kurorëzuar një lidhje që zgjaste prej vitesh tashmë, përpara se braziliani të transferohej te Milani në Itali. Skenari ka qenë i denjë për një film hollivudian. Pato ishte i veshur totalisht me një kostum të bardhë, ndërsa Stefani me një vello Dolce&Gabbana. Një makinë luksoze Rolls-Rojs ka shoqëruar çiftin në këtë dasmë. Pato

Fund beqarisë i ka dhënë edhe Alberto Xhilardino, sulmuesi i Fiorentinës dhe i kombëtares italiane. Ai u martua me modelen bukuroshe Aliçe Bregoli në kishën San Xhakomo di Korte, në Santa Margerita Ligure. Sulmuesi italian erdhi në kishe më një Xhaguar të zi, ndërsa nusja me një xhaguar të bardhë. Dasma vjen vetëm pak ditë para nisjes së fazës përgatitore për futbollistin vjollcë. Alberto dhe Aliçe kanë edhe një vajzë një vjeçare së bashku.

Bukuroshja italiane Rafaela Fiço, që sipas shtypit anglez është e dashura më e re e Kristiano Ronaldos, nuk e ka mohuar aspak një gjë të tillë. Duke folur për sportmediaset, ajo është shprehur se ka dalë një foto me portugezin, por nëse kanë një lidhje apo jo, duhet pyetur ai. “Nëse doni të dini a kam një lidhje me të, atëherë pyesni vetë Ronaldon”, ka thënë Rafaela. Gjithsesi, në Angli janë të sigurt se vajza e spektakleve italiane ka një lidhje me fituesin e Topit të Artë. Vetë Rafaela, që së shpejti do të drejtojë një emision në Italia Uno, thotë se nuk e pëlqen futbollin, ndonëse ëhstë tifoze me Napolin.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *