Home / Sport / Taçi, një “Abramoviç shqiptar”

Taçi, një “Abramoviç shqiptar”

Rezart Taci është zyrtarisht presidenti i Bolonjës. Mbrëmjen e së enjtes është arritur marrëveshja mes 1-shit të kompanisë “Taçi Oil” dhe drejtuesve të skuadrës italiane të Serie A.

Një kontratë e rrallë për kampionatin italian, pasi do të jetë Bolonja skuadra e parë që ka si president një biznesmen të huaj. Tratativat mbyllen me sukses pas më shumë se disa muajsh. Shifra që ka paguar Taçi për të blerë 80% të aksioneve, është 43 milionë euro. Një shifër shumë e madhe e shpenzuar nga ai që tashmë mund të konsiderohet “Abramoviçi” shqiptar. Kontrata është firmosur tashmë dhe në datën 3 Gusht do të bëhet edhe prezantimi i presidentit të ri të skuadrës bolonjeze.

Taçi – Vet presidenti i Kompanisë, Taçi-Oil, e pranon një gjë të tillë duke deklaruar: “Është një marrëveshje që bëhet efektive më 3 Gusht. Vlera e kontratës është 43 milionë euro, 24 prej të cileve i shkojnë familjes Menarini dhe 19 milionë Lega Calcio-s, që do të meret me vlerën e lojtarëve”. Në garë me Taçin për të blerë klubin e Bolonjës hyri edhe Luçiano Moxhi, por që miliarderi shqiptar arriti të fitojë dhe tashmë ka hyrë në histori si i pari shqiptar që arrin të zotërojë një klub të huaj futbolli. Vet presidenti Taçi thotë se nuk do të jetë i vetmi shqiptar në skuadrën italiane dhe padyshim klubi i Bolonjës mund të jetë si një dritare për talentet shqiptare. “Ne duam të ketë kapacitete, ndoshta do të ketë një dritare për futbollistët shqiptarë në Serie A”, deklaron biznesmeni.

Klubi – Bolonja ka qenë në krizë financiare dhe tashmë me ardhjen e Taçit që ka ndërmend të shpenzojë jo pak për këtë klub futbolli, gjërat pritet që të ndryshojnë. Taçi bëhet president i Bolonjës pikërisht në 100-vjetorin e kësaj skuadre. Trajneri Papadopulo ka kërkuar gjashtë blerje për këtë merkato që skuadra të jetë plotësisht e kompletuar për sezonin e ardhshëm. Pas prezantimit, pritet që të nisin menjëherë tratativat me lojtarë të ndryshëm.

Mediat italiane- Gazetat sportive italiane, por dhe mediet e tjera e shohin si një person ekzotik, një Abrahamoviç, që bëri mrekullira me Çelsin në Angli. Nafta e ka këtë fuqi, besojnë ata.

“Ka paguar pa iu dridhur syri katër milionë euro për të marrë Milanin në Tiranë dy herë.” Kështu shkruan gazeta “Corriere della Sera” për Taçin.

Por ky dashnor i sportit, siç shkruajnë italianët, arrin të ngjisë ekipin e vendlindjes së tij, Gramozin, në Serinë A. Madje ngjyrat e ekipit të Gramozit janë të njëjta me ato të Bolonjës.

Tifozët – Sapo kanë mësuar lajmin, kanë komentuar nëpër forume të ndryshme ardhjen e një biznesmeni shqiptar në krye të Bolonjës. Shumica e tyre e kanë mbështetur ardhjen e Taçit dhe kanë shumë besim se ai do të dijë që të ndërtojë një skuadër të fortë për kampionatin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *