Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi refuzon takimin e lidereve.Dergon leter te hapur Gruevskit

Thaçi refuzon takimin e lidereve.Dergon leter te hapur Gruevskit

Ju falemnderit për ftesën që të marr pjesë në takimin e liderëve.Këtë ide e përuroi në kohën e vet z. Gligorov. Qëllimi i tij ishte relaksimi i marrëdhënieve të acaruara ndërpartiake dhe ndëretnike në Maqedoni. Si politikan i vjetër me përvojë dhe urtësi, ai kuptonte mirëfilli se nuk ka hije që të imponojë ndonjë ide pretencioze, por përpiqej të krijojë një atmosferë familjare. Ishte natyrisht një njeri i dalë prej modës, por megjithatë nuk tentonte me metoda dinake të na mashtrojë”,thuhet në letrën e kret të PDSH-së, drejtuar kryeministrit.

Po e publikojme letren e Thaçit drejtuar Gruevskit.

Letër e hapur e Kryetarit të PDSH-së, z. Menduh Thaçi drejtuar z. Nikolla Gruevski

I nderuari z. Gruevski

Ju falemnderit për ftesën që të marr pjesë në takimin e liderëve.
Këtë ide e përuroi në kohën e vet z. Gligorov. Qëllimi i tij ishte relaksimi i marrëdhënieve të acaruara ndërpartiake dhe ndëretnike në Maqedoni.
Si politik i vjetër me përvojë dhe urtësi, ai kuptonte mirëfilli se nuk ka hije që të imponojë ndonjë ide pretencioze, por përpiqej të krijojë një atmosferë familjare. Ishte natyrisht një njeri i dalë prej modës, por megjithatë nuk tentonte me metoda dinake të na mashtrojë.
Ju e përvetësuat këtë ide fisnike prej tij, por assesi nuk ju ka hije të silleni si babai i kombit. Jeni tepër i ri për një rol të atillë.
Qëllimi im që t’ju drejtohem me këtë letër të hapur nuk ishte t’ju mbaj mësim për bon-tonin, por të ekspozoj juve dhe opinionit të gjerë në Maqedoni argumentet për se nuk do të marrë pjesë në këtë takim liderësh:
• Deri më tani kemi pasur dhjetëra takime të këtilla të padobishme. Asnjëherë nuk kemi qenë të konsultuar për rendin e ditës. Si duket, kur e humbni vetëbesimin, kërkoni shpëtim në takimet e këtilla për të ndarë përgjegjësinë me ne;
• Në takimet e deritashme kanë dominuar temat që janë të rëndësishme për ju. Por, siç duhet të dini edhe shqiptarët i kanë problemet e tyre të rënda, por në agjendën tuaj për ta s’kishte vend;
• Metoda e juaj e punës ka këtë veçori: sukseset i përvetësoni, ndërkaq dështimet hapakrah ua jepni të tjerëve;
• PDSH-ja ju akuzon me të drejtë se ju e mbani përgjegjësinë për modifikimin e paturpshëm dhe të papërgjegjshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Nga gjithë ajo materie mbeti vetëm një kornizë e kalbur. Ju më së miri dini vetë se verbërisht jeni teptisur që t’i restauroni marrëdhëniet e vjetra në shoqëri para vitit 2001. Ju tinëzisht, pa debate e votuat ligjin për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe që vinte ndesh me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Ju e dini se konflikti i vitit 2001u ndërpre me premtimin se gjuha shqipe do të jetë në përdorim zyrtar, ashtu si është paraparë edhe me Kushtetutë. Paqja u vendos, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe e humbi kuptimin e vetë me nxjerrjen e ligjit konfuz që ju bashkë me BDI-në e votuat. Ju dini mirë se konceptin modern të decentralizimit e keni zëvendësuar me suplementin e tij, dekoncentrimin, që assesi nuk është njësoj. Ju po ashtu dini mirë se pasqyra e përfaqësimit adekuat, në mënyrë të pacipë është fshehur me velon e një pehlivanllëku statistikor. Na shikoni së sy dhe haptazi na mashtroni, si neve ashtu edhe popullin. Ju dini fare mirë se nuk është sjellë asnjë ligj për kujdes sociale për familjet e pjesëmarrësve të rënë në konflikt, për invalidët e luftës dhe e nëpërkëmbët aneksin C nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, ku parashtrohet ideja për risocializim dhe nxitje të mirëbesimit të ndërsjelltë me të gjithë pjesëmarrësit në konflikt;
• PDSH-ja gjithashtu ju akuzon se qëllimisht hapni probleme që mendonim se i kemi lënë prapa krahëve. Ligji për amnisti ishte shtylla e dytë e marrëveshjes paqësore me çka zgjidhëm një problem të madh. Pa kërkesën e Tribunalit të Hagës ju në mënyrë brutale ua imponuat ato 4 rastet famoze, edhe pse dinit se ata vetë i ngrisin aktakuzat nëse për to ka argumente. Ju dini fare mirë se 4 lëndët e kthyera mund të procedoheshin vetëm në Gjykatën e Hagës dhe kurrsesi në Shkup. Ju keni rënë në ujdi me udhëheqësin e BDI-së rreth idesë që pjesëmarrësit në konflikt të ndahen në djem të mirë dhe të ligë. Të mirët i takojnë shpurës së pa gojëve të Aliut ndërkaq të tjerët u takojnë partive tjera politike;
• PDSH-ja di se ju shkuat në Bukuresht jo për ta anëtarësuar Maqedoninë në NATO, por që të merrni hak për padrejtësinë që në këtë qytet, në vitin 1913 i është bërë Maqedonisë. Ju si Titoja u thatë JO për hyrje të Maqedonisë në NATO duke ditur saktësisht se ky gjest do ta rritë rejtingun tuaj që është në korrelacion të drejtpërdrejtë me rënien e standardit të qytetarëve të zakonshëm. Duke marrë parasysh ndjenjat e popullit, ju hajnisht, në mënyrë cinike dhe motive utilitare i shpallët zgjedhjet e parakohshme që i fituat ashtu si pritej. Por, problemi qëndron te fakti se ju s’dini çka të bëni me mandatin tuaj. Kërkoni rrugëdalje në manifestimet populiste të tipit të referendumit. Përfundimisht të gjithë kuptuan se ju mungon guximi që, duke shfrytëzuar mandatin që ju dha populli, t’i zgjidhni problemet me të cilat përballet Maqedonia. Shfrytëzoj rastin që t’ju informoj se shqiptarët janë skajshmërisht të vendosur që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe UE-së;
• PDSH-ja është e bindur se në zgjedhjet e fundit parlamentare i gjithë aparati shtetëror, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve punonte kundër PDSH-së. Ndjekjet gjyqësore, dënimet drakoniane vetëm kundër anëtarëve të partive tjera politike, kryesish kundër PDSH-së, flet qartazi se në Maqedoni sistemi gjyqësor nuk është i pavarur. Asnjë anëtar i BDI-së, edhe pse kundër tyre janë ngritur akt padi për krime të rënda penale siç janë tentime për vrasje, deri më tani nuk është thirrur në gjyq. E di përgjigjen tuaj: në vendet demokratike gjyqësia është e pavarur?!
• PDSH-ja është krejtësisht e pakënaqur me qëllimin tuaj që Maqedonia të shndërrohet në kondominium, ku pushteti do të zbatohet me të zgjedhurit e popullit bashkë me faktorin religjioz;
• PDSH-ja kurrsesi nuk mund të pajtohet me idenë, tashmë shumë të qartë që Maqedonia të shndërrohet në shtet gjysmë sekular. Vardisjet tuaja me kreun ortodoks, angazhimi i qeverisë në ndërtimin e kishave jo vetëm që vjen ndesh standardeve evropiane sekulariste, por ka dhe një qëllim tjetër: polarizimi i popullatës në të krishterë dhe myslimanë me bindjen që të krishterët duhet të mbështeten në luftën e tyre për ta ruajtur vlerat kristiane evropiane prej myslimanëve shqiptarë;

Nuk mund të kuptoj si arritët që të krijoni kaq shumë probleme dhe armiq të Maqedonisë. Shqiptarët, tashmë janë bindur se Marrëveshja Kornizë e Ohrit është shndërruar në një floskulë, maqedonasit gjithnjë e më shumë, të molisur nga bara e varfërisë shohin, por kurrsesi nuk mund të kundërvihen politikës suaj që Maqedoninë e largon gjithnjë e më tepër nga sistemet globale të sigurisë, ndërkaq faktori ndërkombëtar mbikëqyr dhe s’arrinë dot të kuptojë se ç’po ndodhë. Për mua këto probleme kanë rëndësi të jashtëzakonshme për ardhmërinë e Maqedonisë. Këtë ardhmëri ju përpiqeni ta tregtoni me zulmin e së kaluarës prej së cilës askush nuk ka dobi.
Nuk di si keni energji për takime kortezie të liderëve, kur s’nodhë asgjë. Të paktën të kishit talentin e të nderuarit kryetar të Maqedonisë, z. Gligorov për përalla të këndshme”, thuhet ne letren e Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-se drejtuar kryeministrit Nikolla Gruevski

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *