Home / Sport / Thiago Motta zyrtarisht në Inter

Thiago Motta zyrtarisht në Inter

Pas Diego Alberto Militos, Interi e ka transferuar zyrtarisht edhe mesfushorin brazilian Thiago Motta. Ish futbollisti i Barcelonës dhe Genoas është lidhur me klubin Nerazzurr deri me 30 qershor të vitit 2013.

Futbollisti brazilian, Tiago Mota është anëtar i ri Interit, kanë njoftuar të mërkurën krerët e kampionit italian. Mesfushori 26-vjeçar i cili sezonin e kaluar e ndihmoi Gjenovën që të renditet në vendin e pestë në Serie A, gjatë karrierës ka luajtur edhe në ekipet e njohura spanjolle, Barcelona dhe Atletiko Madrid.

Ndërkohë, nga Inter në Genoa kanë kaluar përfundimisht Francesco Bolzoni, Leonardo Bonucci e Riccardo Meggiorini. Motta pati paraqitje të shkëlqyeshme me Genoan sezonin e kaluar, andaj kjo iu ra në sy zyrtarëve të kampionit italian, të cilët ia siguruan atë trajnerit Jose Mourinho.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *