Home / Sport / Tirana “shpërfytyrohet“ në Norvegji

Tirana “shpërfytyrohet“ në Norvegji

Tirana e ka mbyllur përfaqësimin e saj në Ligën e Kampioneve, si kampione e Shqipërisë, për edicionin 2009-2010, në mënyrën më të keqe.

Pas atij barazimi 1-1 në ndeshjen e parë, luajtur para 1 jave në “QemalStafa”, Tirana nuk e kishte humbur shpresën se mund ta sigurontekualifikimin në “Telenor Arena”, në fushën e Stabaekut, edhe pseudhëtoi drejt Norvegjisë shumë e plagosur. Kemi parasysh dëmtimet eMuzakës dhe kapitenit Muka, në ndeshjen e parë, që nuk udhëtuan fare meskuadrën në transfertën e kthimit, po kështu edhe pamundësinë egoleadorit Memelli, pas operacionit që kreu para një muaji.

Trajneri Loncarevic kishte alternativa shumë të pakta, ndaj u shpreh joshumë entuziast para nisjes për në Norvegji. Gjë që në fakt rezultoiedhe në fushën e Stabaekut. Humbja 4-0 flet qartë për këtë gjë. Asnjëmundësi shënimi për bardheblutë, përjashto rastin e Abilaliajt, që hyrisi zëvendësues, që e kaloi topin me një parabël mbi traun e portës sëKundsenit.

Nga ana tjetër, vec shënimit të 4 golave, Stabaeku pati edhe shumëraste të tjera optimale për gol. Portieri Nallbani pati shumë punë nëkëtë ndeshje, edhe pse në disa raste tregoi se mosha e ka bërë tëvetën. Tirana, ashtu si në ndeshjen e parë, e nisi lojën vetëm me njësulmues, Daniel Xhafajn, ndoshta kjo zgjedhje e kushtëzuar edhe ngamungesa e alternativave të tjera. Në këtë mënyrë, forca sulmuese ebardhebluve nuk arriti kurrë gjatë 90-minutave ta vinte në shqetësimmbrojtjen vendase.

Përkundrazi, lojtarët e repartit difensiv të Stabaekut gjendeshinshpeshherë para portierit Nallbani, duke marrë pjesë aktive në sulmin eshpejtë e tepër të rrezikshëm të skuadrës së tyre. Fakti se tre prejgolave të Stabaekut u shënuan nga lojtarë josulmues, nga PontusSegerström dhe Pontus Farnerud, tregon se kundërshtari i Tiranës jovetëm nuk i bëri “hyzmetin” barazimit të bardhë, që edhe ai ekualifikonte, por luajti thuajse i tëri në sulm. Natyrisht, kjo efavorizuar edhe nga mefshtësia e Tiranës, e cila i tha lamtumirë Ligëssë Kampioneve këtë edicion pa lënë asnjë gjurmë. Tashmë para sajshtrohet detyra e përforcimit të skuadrës për kampionatin kombëtar, sie vetmja mënyrë për të mbetur violinë e parë. Detyrë të cilën duhet tavënë në rrugën e zgjidhjes presidenti Halili dhe trajneri Loncarevic.

Stabæk — Tirana 4-0 (5-1)

Stabæk (4-4-2): Jon Knudsen — Morten Morisbak Skjønsberg, Pontus Segerström, Inge André Olsen, Vegar Hedenstad — Christian Keller (Torstein Andersen 76’), Pontus Farnerud, Henning Hauger, Daigo Kobayashi (Jørgen Skelvik 80’) — Fredrik Berglund (Espen Hoff 67’), Daniel Nannskog.
Trajner: J.Jonsson

Tirana (4-5-1): Blendi Nallbani — Andi Lila, Tefik Osmani, Rezart Dabulla, Abraham Alechenëu — Sajmur Patushi (Arber Abilaliaj 46’), Bledar Devolli (Laurent Mohelebi 63’), Entonio Pashaj, Sabien Lila (Blerti Hajdari 71’), Jetmir Sefa — Daniel Xhafaj. Trajner: I.Loncarevic
Gjyqtar: Thorsten Kinhöfer (Gjermani)
Kartonë të verdhë: Pontus Segerström, Christian Keller / Andi Lila
Karton i kuq: Laurent Mohellebi (73’)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *