Home / Sport / Turpërohen skuadrat shqiptare

Turpërohen skuadrat shqiptare

Skuadrat shqiptare që garuan në Europa League (ish-Kupa UEFA) janë turpëruar nga kundërshtarët e tyre

Skuadra nga Superliga shqiptare, Flamurtari, është mposhtur me rezultat prej 8-1 nga ekipi skocez Motherwell. Ndeshja e parë e zhvilluar në Vlorë kishte përfunduar me fitoren minimale të Flamurtarit prej, 1-0, që do të thotë se Motherwell ka fituar me rezultat të përgjithshëm prej 8-2.

Pakëz më mirë ka kaluar Vllaznia, që është mposhtur nga Rapid Wien me rezultat prej 3-0 në “Loro Boriçi”, mirëpo nëse llogaritet edhe ndeshja e parë, atëherë skuadra shqiptare eliminohet nga garat e mëtutjeshme të Europa League me rezultat të përgjithshëm prej 0-8.

Edhe ekipi kumanovar Milano nuk ka kaluar më mirë, pasi që në ndeshjen e të enjtes është mposhtur me rezultat prej 8-2 si mysafir i Slaven Koprivnica. Ndeshja e parë e zhvilluar në Kumanovë kishte përfunduar me rezultat prej 0-4 në disfavor të Milanos, kështu që Slaven Koprivnica vazhdon garën me fitore të përgjithshme prej 12-2.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *