Home / Lajme / Maqedoni / Univerziteti Shtetëror I Tetovës, vend I kacafytjeve politike

Univerziteti Shtetëror I Tetovës, vend I kacafytjeve politike

“Fatkeqësisht lojës së maqedonasve I bashkangjiten edhe partitë politike shqiptare të cilët sa herë që vijnë në pushtet I bëjnë atak politik Univerzitetit Shtetërorë të Tetovës.”

Në republikën e Maqedonisë tanimë funksionojnë disa univerzitete shtetërore të shpërnadar në disa qytete, të gjithë në gjuhën maqedone dhe vetëm një në gjuhën shqipe edhe ate univerziteti shtetëror I Tetovës. Kudo në botë dhe në univerzitetet maqedonase në Maqedoni, univerzitetet I udhëheqin akdemik të njohur, doctor shkencash dhe puntorë të lartë të arsimit. Presedan paraqet univerziteti I tetovës, I cili u themelua me gjakun e shqiptarëve dhe pa dëshirën e politikanëve maqedonas të cilët tani pa marrë parasysh se kush udhëheq Republikën e Maqedonisë me çdo metodë jodemokratike mundohen të shkatërojnë të vetmin institucion të lartë shtetërorë në gjuhën shqipë në Republikën e Maqedonisë. Fatkeqësisht lojës së maqedonasve I bashkangjiten edhe partitë politike shqiptare të cilët sa herë që vijnë në pushtet I bëjnë atak politik Univerzitetit Shtetërorë të Tetovës. Kjo gjë ndodhi edhe në kohën e udhëheqjes nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare dhe ndodh edhe tani në kohën e udhëheqjes së bashkimit demokratik për integrim, të cilët me metoda të njejta me njerëz jo akademik dhe në formë brutale cënojnë integritetin e këtij institucioni. Vallë është ky univerzitet privat I partive politike shqiptare apo është univerzitet I popullit shqiptar? Nëse ky popull gjykon drejtë atëherë politikanët shqiptarë duhen dënuar me forma demokratike në kohërat e zgjedhjeve. Mijëra studentë nga Maqedonia e troje të ndryshme shqiptare përveq ballafaqimit me kushte mizere për studim tani ballafaqohen edhe me bodigardë nëpër dyer të univerziteteve të cilët të armatosur deri në dhëmbë “mbrojnë arsimin shqip”. Është koha e fundit të largohet politika nga Univerziteti I Tetovës, është koha e fundit që partitë politike shqiptare të mos jenë edhe më tej vazal të mazhorancës maqedonase sepse ata çdo veprim të tyre e kanë për qëllim futjen e grindjes në mes të partive politke shqiptare për ngecjen e arsimimit të shiqpatëve në Maqedoni. Me veprimet e tyre të gjitha qeveritë e veçanërisht tani qeveria e zotrit Gruevski, po ja arrin qëllimin e tij për të mbuluar krizat e tyre politike në qeveri dhe krizën e madhe ekonomike që po zotëron në Maqedoni. Fatmirësisht faktori ndërkombëtarë ende është prezent në Maqedoni, edhe përkundër tendencës për dëbimin e tyre nga ky vend. Shpresojm se ata do të bëjnë trysni për zgjidhjen e problemit të ndërrimit të senateve e rekotërve të univerziteteve shqipe sa herë që dikujt ia ka ëndja dhe do të zgjasin listën e kushteve për inkuadrim në Nato dhe BE të Republicës së Maqedonisë edhe me zgjidhjen e çështjes shqiptare në këtë vend.

Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *