Home / Lajme / Maqedoni / USHT-ja radhitet në vendin e dytë në Maqedoni

USHT-ja radhitet në vendin e dytë në Maqedoni

Universiteti Shtetëror i Tetovës rangohet në vendin 3991 nga gjithsej 6000 universitete botërore . Deri para 3 vitesh ky universitet nuk gjendej në ranglistën e universiteteve botërore . Kjo arritje është rezultat i menaxhimit të suksesshëm gjatë periudhës nga tetori i vitit 2006 deri në fillim të korrikut të vitit 2009 nga ana e ish- rektorit të USHT-së, Prof.Dr. Sadi Bexhitit dhe rektorit aktual Prof.Dr. Agim Vela si dhe stafit akademik.

Universiteti Shtetëror i Tetovës radhitet në vendin e dytë në Maqedoni për nga cilësia e kërkimeve dhe publikimeve shkencore dhe për nga kualiteti i standardeve të vendosura në procesin arsimor. Ky rangim është bërë nga grupi më i madh hulumtues ” Consejo Superior de Investigaciones Cientificas (CSUIC), i cili për metodologji ka Parimet e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Berlin ( BPHEI).

Universiteti Shtetëror i Tetovës rangohet në vendin 3991 nga gjithsej 6000 universitete botërore . Deri para 3 vitesh ky universitet nuk gjendej në ranglistën e universiteteve botërore . Kjo arritje është rezultat i menaxhimit të suksesshëm gjatë periudhës nga tetori i vitit 2006 deri në fillim të korrikut të vitit 2009 nga ana e ish- rektorit të USHT-së, Prof.Dr. Sadi Bexhitit dhe rektorit aktual Prof.Dr. Agim Vela si dhe stafit akademik.

Universitetet tjera të Maqedonisë siç është ai i “Shën Kirili dhe Metodi” është ranguar në vendin 2072, ndërsa ai i Evropës Juglindore gjendet në vendin e 5951.

Sa i përket universiteteve të vendeve fqinje, siç është Kosova dhe Shqipëria, Universiteti i Prishtinës është ranguar në vendin 4452, ndërsa Universiteti i Tiranës nuk kualifikohet ndër 6000 universitetet më të mira në botë, transmeton forumi i njohur studentet.info

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *