Home / Sport / Van Gal dërgon Tonin në skuadrën e dytë

Van Gal dërgon Tonin në skuadrën e dytë

Trajneri i ri i Bajernit të Munihut, strategu holandez, Luis Van Gal, ka vendosur që yllin e deritashëm të skuadrës bavareze, italianin Luka Toni ta çojë në skuadrën e dytë të këtij klubi.

Që nga momenti kur mori drejtimin e Bajernit, ish-trajneri i AZ Alkmarit e bëri të qartë se nuk llogarit në Tonin, por se më shumë besim ka në përforcimin e kësaj vere, Mario Gomez.
Tashmë një gjë të tillë e tregoi edhe zyrtarisht, duke e dërguar Tonin në skuadrën e dytë, kurse këtë veprim të tij e arsyetoi me faktin se Toni është në gjendje jo të mirë fizike. Një veprim i tillë i Van Galit logjikisht mund të përshkruhet si një hap i ri i Tonit drejt largimit nga skuadra bavareze. Interesim për shërbimet e tij më herët kanë treguar Milani, Totenhemi, Fenerbahçe dhe Volfsburgu. Të rikujtojmë se sulmuesi 32-vjeçar italian u transferua te Bajerni nga Fiorentina, kurse në klubin bavarez luajti dy edicione. Ai momentalisht ende është opsioni i parë në sulm për përzgjedhësin e kombëtares së Italisë, Marçelo Lipi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *