Home / Sport / Vdes legjenda e futbollit Bobby Robson

Vdes legjenda e futbollit Bobby Robson

Legjenda e futbollit anglez, Sir Bobby Robson ka vdekur sot ne moshen 76 vjecare, pas nje beteje te gjate me semundjen e kancerit.

Ishte i sëmurë qe një kohë, por lajmi i fundit është me të vërtet trishtues. Sir Bobby Robson, ish selektor i Anglisë, ka vdekur në moshën 76 vjeçare, njofton gjiganti britanik BBC.

Robson, pati një karrierë të gjatë si futbollist, 1950-1968 (e filloi karrierën me Fulham), ndërsa pati edhe 20 paraqitje me Kombëtaren, ndërsa më pas u bë trajner i sukseseve.

Suksesi i tij si trajner arriti kur e udhëhoqi klubin anglez Ipswich. Ai e solli këtë klub në Evropë, duke e fituar Kupën UEFA në sezonin 1980/81), ndërsa më pas e mori në dorë Barcelonën (me Jose Mourinhon si asistent), për të vazhduar me Psv Eindhoven, Porto e Newcastle United.

Ai e udhëhoqi edhe Kombëtaren angleze. Nga viti 1982, menjëherë pas Botërorit të Spanjës, deri në Botërorin që u mbajt në Itali, më 1990, ai ishte selektor i Anglisë.

Me rezultate të shkëlqyeshme, ai arriti në gjysmëfinale të Botërorit Italia 90, ku u mposht me penallti nga Gjermania.

Javen e kaluar Robson ishte ne nje ceremoni bamiresie, ku merrnin pjese edhe legjenda te tjera te futbollit anglez si Alan Shearer, Paul Gascoine dhe portieri Peter Shilton.

Me kete rast u zhvillua nje ndeshje simbolike per te perkujtuar gjysmefinalen e ’90-es me Gjermanine.

Në gusht të vitit 2008 ai kishte treguar se po luftonte kundër sëmundjes së tumorit në mushkëri, e cila e kishte përfshirë vite më parë, e që të premten e ka mposhtur…

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *