Home / Lajme / Maqedoni / Vela dhe Reka kontestojne njeri tjetrin

Vela dhe Reka kontestojne njeri tjetrin

Ai ka bërë të ditur se në ndërkohë ky reagim do t’iu drejtohet të gjitha institucioneve relevante në vend dhe në botë, për zgjidhjen e këtij akti të shëmtuar politik ndaj një institucioni të lartë arsimor, ndaj trupave akademike.

TETOVË, 3 KORRIK – Të premten, në një konferencë për shtyp jashtë zyrave të rektoratit, rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof.Dr Agim Vela ka reaguar ndaj ndërhyrjes së djeshme të dhunshme të Ministrisë së Arsimit dhe shkencës së RM-së në USHT.

Vendimin për shkarkimin e udhëheqësisë së universitetit dhe marrjen e dhunshme të rektoratit nga ana e personave joakademik, rektori Vela e ka quajtur si shkelje flagrante të të gjitha akteve pozitive në Maqedoni.

“Nuk ka dyshim se këto veprime janë kryekëput politike,të pajustifikueshme, për çfarë edhe kemi paralajmëruar me kohë opinionin për presionet e vazhdueshme që në vazhdimësi i janë bërë USHT-së dhe organeve të tij”, tha ai.

Sipas tij, Ministri i Arsimit dhe Shkencës së RM-së ka shkelur të gjitha procedurat ligjore, duke dorëzuar Vendimin në dorë “u.d. Rektorit të ri Agron Reka” dhe pa njoftuar më asnjë formë paraprakisht Universitetin.

“Ne mbesim sërish në qëndrimin të rrespektohet procedura e zgjedhjes së Rektorit të USHT-së e inicuar më 24 qershor 2009 nga Drejtoria e Rektoratit dhe Senati i USHT-së, procedurë shumë transparente që lejonte kandidimin për Rektor deri sot 03 korrik 2009”, tha rektori USHT-së Agim Vela.

Ai ka bërë të ditur se në ndërkohë ky reagim do t’iu drejtohet të gjitha institucioneve relevante në vend dhe në botë, për zgjidhjen e këtij akti të shëmtuar politik ndaj një institucioni të lartë arsimor, ndaj trupave akademike.

I pyetur nga gazetarët se a do të bëjë pranim-dorëzimin e detyrës së rektorit, rektori Vela tha se një gjë e tillë nuk mund të bëhet me një rektor jolegjitim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *