Home / Sport / Vëllezërit Seferi fitojnë në Gostivar

Vëllezërit Seferi fitojnë në Gostivar

Vëllezërit Nuri dhe Sefer Seferi nga Gostivari mbrëmë u ballafaquan me Hungarezët Tomas Polster dhe Gyorgy Mihalik nga ku të dy vëllezërit dolën fitues. Më i vjetri Nuriu luftën e tij e përfundoi para kohe në minutën e dytë të raundit të dytë.

Dueli kryesor i mbrëmjes u zhvillua mes Nuri Seferit, dhe Tomas Pollsterit. Boksieri nga Gostivari në këtë luftë bënte gara për renditje sa më të mirë , para luftave të ardhshme të cilat do ti mundësonin të luftojë edhe për titullin e kampionit të botës në kategori tjera. Nuriu ishte dominues dhe vetëm pas dy minuta luftë në raundin e dytë arriti që ta detyrojë kundërshtarin të dorëzxohet duke marrë fitoren me me “nok aut”.

Një emocion tejet i vecantë për mua, ishte hera e parë që ngjitem në ringun profesionistë para gjith adhuruesve dhe kombasve të mij dhe kishte aty dy lloje emocionesh sot, njëra që kisha një kundërshtarë vërtetë të rezikshëm dhe tjetra emocioni i publikut, por gjithsesi ju dhurova këtë fitore të gjithë adhuruesve dhe sportdashësve të mi”- u shpreh Nuri Seferi menjëherë pas përfundimit të luftës.

Nuri Seferi mbrëmë në Gostivar, për herë të parë luftoi nën ombrellën e Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist. Vëllezërit Seferi luftën e ardhshme e paralajmërojnë për 28 nëntor në Tiranë. Kjo ishte lufta e parë e vllezërve Seferi të cilën e zhvilluan në qytetin e tyre të lindjes, ndërkohë më 28-të nëntor të vitit të kaluar kishin boksuar në Shkup, ku gjithashtu arritën të shënojnë fitore.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *