Home / Sport / Vëllezërit Seferi synojnë fitore

Vëllezërit Seferi synojnë fitore

Sonte në palestrën e sporteve “Rinia” në Gostivar boksirët Nuri dhe Sefer Seferi do të luftojnë kundër boksierëve hungarez. Edhe pse paraprakisht ishin paralajmëruar kundërshtarë tjerë, megjithate deri te ndrimi i tyre erdhi pasi që ata u tërhoqën përshkak të lëndimeve.

Vëllezërit Nuri dhe Sefer Seferi, të shtunën në Gostivar, do të përballen me boksierët hungarez. Pas anulimit të ardhjes të boksierëve hungarez, Jozef Nagi dhe Laslo Razh, për shkaqe shëndetësore, reagoi shpejt Komiteti i boksit profesionist duke siguruar kundërshtarët e tjerë.

Nuri Seferi do të përballet me Tomas Polsterin, ndërsa Sefer Seferi do të përballet me Georgi Mihalyk, poashtu që të dy nga Hungaria. Nuri Seferi u shpreh optimist pas matjes dhe ekzaminimit zyrtar.

“Sa i përket fitores apo humbjes normal se çdo boksier në ringun profesionist ngjitet për të fituar dhe synimi im është se me shumë besim do ngjitem për të fituar”, u shpreh Nuri Seferi.

“Do kisha dashur të tregojë luftë të mirë dhe do mundohem të jap maksimumin, por e di dhe atë që nuk kam pasur shumë kohë për përgatitjet mirëpo jam luftëtar i mirë dhe i qëndrueshëm dhe çdo herë e jap më të mirën”, tha Tomas Polster.

Nuri Seferi do të luftojë nën emblemën e Federatës Shqiptare të Boksit dhe të njëjtën e vërtetoi edhe Hamdi Uka, kryetar aktual i Federatës shqiptare.
Spektakli sportiv i boksit do të zhvillohen të shtunën, në palestrën e sporteve “Rinia” në Gostivar në ora 19.00.

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *