Home / Sport / Vila: S’kam përse t’i kërkoj falje tifozëve të Valencisë

Vila: S’kam përse t’i kërkoj falje tifozëve të Valencisë

Sulmuesi i Valencisë, David Vila ishte njëri nga futbollistët më të kërkuar gjatë kësaj vere, mirëpo drejtuesit e klubit refuzuan edhe oferta të tilla si ajo e Barcelonës. Përkundër këtij fakti, ai ka thënë se ndihet shumë i lumtur tek skuadra e Valencisë.

“Unë isha i varur nga drejtuesit e klubit tim. Ata morën një vendim që të mos më shesin dhe unë e respektova atë. Ndihem shumë i lumtur tek Valencia dhe dua të jem i përkushtuar në përgatitjet për edicionin e ri”, ka thënë Vila, duke shtuar: “Unë më herët kam thënë se duhet të largohem nga Valencia për të mirën e klubit, por menjëherë pasi drejtuesit e klubit u shprehën këmbëngulës për qëndrimin tim këtu, kam thënë se nuk e shoh vetën larg kësaj skuadre”. Vila insiston se ai nuk ndjen se ka humbur mundësinë për të luajtur në një klub të madh, duke thënë se ai kurrë “nuk e ka ndjerë vetën si një lojtar i një klubi tjetër përveç Valencisë”. “Nuk mendoj se më ka ikur kurrfarë treni që nuk u transferova te Barcelona, sepse unë sukseset më të mëdha i kam arritur te skuadra e Valencisë dhe te kombëtarja e Spanjës. Unë jam i kënaqur dhe i etur për suksese të reja me këtë skuadër. Gjithmonë kam qenë i sinqertë në çdo gjë dhe kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Edhe verën e kaluar është spekuluar shumë rreth largimit tim dhe kam kaluar 4 muaj me të njëjtin tregim, por tashmë gjithçka ka përfunduar. Kurrë nuk jam ulur të bisedoj me askënd, këtë e ka bërë agjenti im, i cili e ka këtë të drejtë”, ka nënvizuar Vila. I pyetur nëse do t’i kërkojë falje tifozëve, ai është përgjigjur: “Unë nuk kam vrarë askënd dhe nuk mendoj se më duhet të kërkoj falje për diçka”, ka përfunduar Vila.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *