Home / Lajme / Maqedoni / 15 vjeçari mbytet ne ujrat e Drinit te Zi

15 vjeçari mbytet ne ujrat e Drinit te Zi

Trupi i pajetë është nxjerrë dhe mënjehërë është dërguar në spitalin e Strugës ku është konstatuar vdekja e tij

Në ujërat e lumit Drin në Strugë pasdite është mbytur 15 vjecari, Alen Xhaferi nga fshati Vitushë komuna e Rostushës. Sipas deshmitarëve djali ka kërcyer nga ura në lumë në qendër të qytetit duke u lëshuar nën digë dhe nuk ka dalë më prej aty.

Trupi i pajetë është nxjerrë dhe mënjehërë është dërguar në spitalin e Strugës ku është konstatuar vdekja e tij.

Ndërsa në Ohër një fatkeqësie të ngjashme i ka shpëtuar një djalosh në plazhin Lagadin. Pas njoftimit të familjes se djali është zhdukur në ujrat e Liqenit të Ohrit, në kërkime përvec shpëtimtarëve janë përfshirë edhe barka, skuterë dhe persona të tjerë që ndodheshin në plazh. Për fat të mirë djaloshi është gjetur duke u larë jo shumë larg bregut.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *