Home / Sport / Adriano rigjen kombëtaren

Adriano rigjen kombëtaren

Me formën e mirë që po kalon tek Flamengo, sulmuesi brazilian ka bindur trajnerin Dunga për ta grumbulluar në ndeshjet delikate ndaj Argjentinës dhe Kilit.

“Perandori” është thirrur nga tekniku i “Seleçaos” për të qenë pjesë e ekipit të Brazilit në dy ndeshjet e rëndësishme që amerikanojugorët do të luajnë në shtator.

Më 5 shtator, 5 herë kampionët e botës do të luajnë ndaj Argjentinës në Rosario, ndërsa katër ditë më pas, kundër Kilit në Salvador.

Hera e fundit që golashënuesi më i mirë në kampionatin brazilian ka qenë grumbulluar me skuadrën kombëtare, ishte në muajin shkurt, ku Brazili mundi 2-0 Italinë në Londër.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *