Home / Sport / AGIM IBRAHIMI FTOHET NË PËRFQËSUESE

AGIM IBRAHIMI FTOHET NË PËRFQËSUESE

Agim Ibrahimi është përfshirë në listën më të re të seleskionuesit të Maqedonisë Mirsad Jonuz, për ndeshjen miqësore të 12 Gushtit, kundër Spanjës. Përvec Ibrahimit në përfaqsuese do të grumbullohet edhe Artim Shaqiri, i cili do të zhvillojë ndeshjen e “lamtumirës” për Maqedoninë. Ibrahimi dhe Shaqiri janë futbollistët e vetëm shqiptar të ftuar, ndërsa edhe përkundër formës së mirë, kësaj rradhe janë lënë jashtë Agron Memedi dhe Armend Alimi.

Trajneri i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë , Mirsad Jonuz ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore me kampionët evropian Spanjën, e cila do të zhvillohet më 12 gusht në Shkup.
Për këtë miqësore Jonuz, ka ftuar 17 futbollist nga dy ndeshjet e kaluara eliminatore dhe një futbollist nga përfaqësuesja e të rinjve Agim Ibraimin. Për Ibrahimin kjo është ftesa e parë nga përfaqësuesja A, pasi që më herët vazhdimisht është aktivizuar me shpresat e Maqedonisë. Megjithatë lojrat e mira në fanelën e Olimpijas, kanë bindur Mirsad Jonuzin, që Ibrahimin ta ftojë në përfaqësuesen më të mirë të vendit. Në listën e Jonuzit është gjetur emri i vetëm një futbollisti nga kampionati vendor edhe atë Daniell Mojsov i Makedonija Gj.P.
Në miqësoren me Spanjën nga fanella e përfaqësueses së Maqedonisë do të përshëndetet Artim Shaqiri, i cili në ekipin përfaqësues ka luajtur 73 ndeshje dhe ka shënuar 15 gola. Ai së bashku me Pandevin ndanë vendin e dytë në listën e përhershme të golashënuesve më të mirë të Maqedonisë. Për këtë miqësore me kampionët evropian në vend ekziston interesim i madh, ashtu që po thuajse të gjitha biletat e lëshuara në shitje të lira nga FFM-ja, janë shitur.

Portier
Jane Nikolloski
Tome Paçovski

Mbrojtës
Goce Sedllovski
Igor Mitreski
Vllade Llazarevski
Daniel Mojsov
Goran Popov
Nikollçe Novevski

Mesfushor
Veliçe Shumulikovski
Vllatko Grozdanov
Darko Tasevski
Filip Despotovski
Sllavço Georgiovski

Sulmues
Goran Pandev
Ilço Naumovski
Aco Stojkov
Filip Ivanovski
Agim Ibraimi

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *