Home / Sport / Arsenali shumë i fortë për Celticun

Arsenali shumë i fortë për Celticun

Arsenal, Shtutgat dhe Fiorentina jane shume prane kualifikimit te tyre ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve.

Arsenali shënoi fitore si mysafirë në ndeshjen e parë të play-offit të kualifikimeve për të siguruar një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në futboll. Skuadra e Arsenalit fitoi si udhëtues në duel me Celticun me rezultat 2:0. Golat për anglezët i shënuan Gallas në minutën e 43-të dhe autogol shënoi Caldwell në minutën e 71-të. Fitore si mysafirë shënoi edhe skuadra gjermane, Stuttgart duke e gjunjëzuar skuadrën rumune, Timisiora me rezultat 2:0. Autor të golave për gjermanët janë Gebhart në minutën e 28-të nga penalltia dhe Hleb në minutën e 30-të. Skuadra daneze, Copenhagen shënoi fitore (1:0) të vështirë në fushë të veten ndaj skuadrës APOEL nga Qipro. Kreator i fitores për danezët ishte Pospech në minutën e 54-të. Sportingu i Lisbonës nga Portugalia dhe Fiorentina nga Firenca e Italisë, si me lojë ashtu edhe me rezultat kanëqen adhuruesit. Sporting-Fiorentina përfundoi me rezultat 2:2. Golat për Sportingun i shënuan Vukcevic në minutën e 58-të e Veloso në atë 66-të, kurse për Fiorentinën realizuan Vargas në minutën e 6-të dhe Glardino në minutënn e 79-të. Olympiakos i Pireut nga Greqia korri fitore si mysafirë me rezultat 2:0 ndaj Tiraspol. Shënues për grekët ishin Dudu në minutën e 46-të dhe Mitroglou në atë 81-të. Ndeshjet e kthimit luhen pas një jave, ndërsa skuadra e Arsenalit, Stuttgart, Olympiakos e Fiorentina kanë krijuar një epërsi të madhe qysh në ndeshjet e para.

Rezultatet :

Celtic-Arsenal 0:2
Copenhagen-APOEL 1:0
Timisoara-Stuttgart 0:2
Sporting-Fiorentina 2:2
S. Tiraspol-Olympiakos 0:2

Gjithashtu edhe sonte në mbrëmje vazhdojnë eliminatoret në Kupën më prestigjioze në kontinentin e vjetër. Takime mjaft interesante janë ato në të cilat përballë do të jenë: Olimpik Lion – Anderleht dhe Panatenaikos – Atletiko Madrid.

Levski S – Debrecen
Lyon – Anderlecht
Panathinaikos – Atletico Madrid
RB Salzburg – Maccabi Haifa
Ventspils – Zurich

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *