Home / Lajme / Maqedoni / Avion privat ateron mbi drunjtë e vishnjave ne Tetove

Avion privat ateron mbi drunjtë e vishnjave ne Tetove

Deri te aterimi I detyrueshëm ka ardhë si pasojë e një defekti në motorin e djathtë të avionit. Informatat e para flasin se 6 udhëtarët, përkatësisht dy pilotë dhe katër udhëtarë, gjatë uljes kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ngjarjen e uljes së avionit e ka ndjekur Nexhat Memeti një punëtor në ndërmarrjen ZIK.”Rasti ka ndodhur saktë në orën 14.09 minuta kur pash së ulet një avion I vogël dhe u shqetësova por më pas u afrova dhe pash se nuk ka të lënduar por vetëm të frikësuar gjashtë persona, katër prej tyre ishin civil ndërsa 2 ishin pilot”, tha Memeti.

Tetovë, 19 gusht-Në afërsi të fshatit Zhelinë në vendin e zonës ekonomike në Tetovë në vendin e quajtur “Vishnjat” sot rreth orës 14 e 10 minuta, ka bërë ulje të detyrueshme një avion sportiv me 6 udhëtarë në bord I tipit PAIPER i cili po udhëtonte në linjën Zarë e Kroacisë për në Shkup.

Deri te aterimi I detyrueshëm ka ardhë si pasojë e një defekti në motorin e djathtë të avionit. Informatat e para flasin se 6 udhëtarët, përkatësisht dy pilotë dhe katër udhëtarë, gjatë uljes kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Ngjarjen e uljes së avionit e ka ndjekur Nexhat Memeti një punëtor në ndërmarrjen ZIK.”Rasti ka ndodhur saktë në orën 14.09 minuta kur pash së ulet një avion I vogël dhe u shqetësova por më pas u afrova dhe pash se nuk ka të lënduar por vetëm të frikësuar gjashtë persona, katër prej tyre ishin civil ndërsa 2 ishin pilot”, tha Memeti.

Në vendin e ngjarjes vazhdojnë hetimet nga Drejtoria e Fluturimeve e Maqedonisë ku edhe është I rregjistruar avioni privat.Në vendgjarje nuk ka patur asnjë veturë të ndihmës së shpejtë dhe forca të pakta të policisë, ndërsa katër personat të rrinj janë larguar me një veturë nga të afërmit e tyre.

Asnjëri nga pasagjerët dhe pilotët nuk ka dashur të prononcohet para se të kryhet hetimi I tërësishëm I këtij aksidenti.Ndryshe vendi ku kishte kryer aterimin avioni I vogël është I mbjellur me drunj të vishnjave nga ndërmarrja ZIK

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *