Home / Sport / Bajer Leverkusen, kontrate per Skelen

Bajer Leverkusen, kontrate per Skelen

Ervin Skela vazhdon stervitjen ne radhet e Bajer Leverkusen. Mesfushori shqiptar shihet si nje perforcim i mire per skuadren e Bundesliges, qe e mbylli sezonin e kaluar ne vendin e nente, ndersa ne edicionin e ardhshem shpreson te fitoje nje “bilete” per ne kupat e Europes.

Pas renies se Kotbuzit nga kategoria, fantazisti eshte ne pritje te ofertave: interesimi nga kampionati turk nuk ka munguar, por objektivi kryesor i vlonjatit mbetet aktivizimi ne eliten e futbollit gjerman.

Skela do te perbente nje alternative te mire per trajnerin Jup Heinkes, edhe sepse ka mjaft eksperience, si zevendesues i te riut Toni Kros.
Duke vleresuar moshen e madhe te vlonjatit (32 vjeç) dhe faktin qe nuk ishte mes lojtareve te kerkuar ne merkato, skuadra e aspirinave po mendon t’i ofroje kuqeziut nje kontrate ne baze te paraqitjeve. Megjithate, kjo shihet si nje levizje e rrezikshme per arkat e klubit per faktin se gjate kampionatit te kaluar, shqiptari eshte paraqitur mjaft mire ne radhet e Kotbuzit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *