Home / Sport / Barcelona blindon Lionel Mesin

Barcelona blindon Lionel Mesin

Klubi katalanas i Barcelonës kërkon të blindojë yllin argjentinas Lionel Mesi, duke i renovuar kontratën me rritje adekuate të pagës, si dhe duke dyfishuar cmimine e prishjes së marveshjes, i cili tani pritet të arrijë shifrat e 300 milion eurove.

Sipas “El Mundo Deportivo”, klubi dëshiron ta rrisë rrogën e tij vjetore në 9.5 milionë euro, nga 8 milionë që e ka aktualisht. Ndërkohë, mendohet të rritet edhe shuma e prishjes së kontratës, nga 150 në 300 milion euro.

Në këtë mënyrë ylli argjentinas shndërrohet sërish në futbollistin më të paguar te Barcelona, edhe pas kontratës së klubit me Ibrahimoviçin, i cili do të përfitojë 9 milion euro në sezon.

Po sipas prestigjiozes spanjolle, Jorge Mesi, babai i Leos, ka mbërritur në Katalunjë për të biseduar me drejtuesit e klubit rreth ndryshimit të kontratës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *