Home / Sport / Barcelona – Fabregas, arrihet marrëveshja?!

Barcelona – Fabregas, arrihet marrëveshja?!

Arrihet marrëveshja midis Barcelonës dhe Arsenalit përsa i përket transferimit të Fabregasit në Katalunjë.

Por akordi i arritur midis klubeve hyn në fuqi vitin e ardhshëm, Kështuqë Fabregas do të laujë edhe një vit tjetër në radhët e topçinjve të Londrës. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja sportive spanjolle Mundo Deportivo, si gjithmonë e mirinformuar rreth klubit të Barcelonës.

Sipas saj, Venger ka pranuar ofertën e Laportës për mesfushorin e talentuar spanjoll për vitin e ardhshëm, por në rast se Arsenali nuk kualifikohet këtë vit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve (që duket e vështirë pas fitores 0-2 ndaj Sëlltikut ndeshjen e parë në Skoci), transferimi do të kryhet këtë vit.

Kostoja e transferimit, gjithmonë sipas gazetës katalanase, varion rreth 30-35 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *