Home / Sport / Barcelona fiton gjithçka, Superkupa është e saj

Barcelona fiton gjithçka, Superkupa është e saj

Një gol i Pedros 10 minuta para përfundimit të kohës shtesë, i jep Barcelonës Superkupën Europiane dhe titullin e pestë radhazi dhe të mundshëm brenda sezonit në kontinent.

Në Montekarlo Barcelona mposhti me shumë vështirësi Shakhtar Donetsk në një ndshje të privuar nga emocionet. Rezultati 1-0 final ishte fryt i një pasimi magjik të Mesit që i dhuroi një top të artë Pedros që hyri në fushë në vend të një Ibrahimoviçi shumë larg formës së tij. Për barçën dhe Guardiolën është titulli i pestë radhazi brenda 4 muajve të fundit. {Kampionati spanjoll, Kupa e Spanjës, Superkupa e Spanjës; Kupa e Kampioneve dhe Superkupa Europiane.}

Megjithëse pritej një ndeshje e zjarrtë e kryesuar nga treshja sulmuese katalanase Mesi-Ibra-Henri, ndeshja në stadiumin “Lugji II” dhuroi vetëm bezdi, kjo falë edhe “meritës” së padiskutueshme të Shakhtar, që u mbrojt mjaft mirë gjatë 90 minutëshit të rregullt.

Megjithëse Barça zotëroi lojën, asnjëherë nuk arratitë ishte vërtet e rrezikshme. Vetëm në minutën e 110 Mesi shpik një top të artë për rioshin Pedro që me golin e shënuar i dhuron Barçës dhe teknikut Guardiola triumfin e radhës.

Më poshtë po japin tabelën dhe notat për secilin lojtar:

Barcelona-Shakhtar Donetsk 1-0
Barcelona (4-3-3): Valdes 6; Dani Alves 6, Piqué 6, Puyol 6,5, Abidal 6; Xavi 6, Yaya Touré 6 (10′ pts Busquets 6), Keita 6; Messi 7, Ibrahimovic 5 (36′ pd Pedro 6,5), Henry 6 (6′ psh Bojan 6). (Pinto, Muniesa, Maxwell, Gudjohnsen). Tr. Guardiola

Shakhatar (4-2-3-1): Pyatov 6,5, Rat 6, Kucher 6, Chygrynskiy 6,5, Srna 6,5, Hubshmann 6, Gai 5,5 (35′ pd Kobin 5,5), Fernandinho (35′ pd Jadson 6), Ilsinho 5,5, Willian 6,5 (1′ psh Aghahowa 5,5); Luiz Adriano 5. (Khudzhamov, Polyanskiy, Chyzhov, Gladkly). Tr. Lucescu
Arbitër: De Bleeckere (Bel)
Shënues: 110′ Pedro (B)
Karton të verdhë : 10′ pd Ilsinho (S), 20′ pd Srna (S), 48′ pd Kucher (S), Messi (B), 2′ psh Pedro (B), 14′ psh Kobin (S)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *