Home / Sport / Barcelona fiton sfidën e parë të Superkupës

Barcelona fiton sfidën e parë të Superkupës

Barcelona, është rikthyer nga disavantazhi 1-0 për të fituar në fund me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës përballë Athletic Bilbao.

Oscar de Marcos ishte ai që çoi në avantazh Bilbaon në fund të pjesës së parë. Por pjesa e dytë u takoi blaugranëve. Xavi Hernandez barazoi në minutën e 58-të, dhjetë minuta para se Pedro Rodriguez të shënojë golin e fitores me një goditje të shkëlqyer nga largësia.

Bilbao nuk arriti të barazojë dhe do të ketë një sfidë të vështirë në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet në Camp Nou javën e ardhshme.

Gjithashtu lexo

OZIL DO TË RIBASHKOHET ME MOURINHON KUR T’I PËRFUNDOJË KONTRATA

Mesuti Ozil kërkon të transferohet te Manchester United në fund të kontratës me Arsenal, sipas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *