Home / Sport / Barcelona fiton Superkupën e Spanjës

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës

Katalanasit mundën Atletik Bilbaon 3-0 në ndeshjen e dytë në Kamp Nou, duke fituar trofeun e parë për këtë sezon.

Argjentinasi Lionel Mesi shënoi dy herë për ekipin e tij në minutën e 50-të dhe në të 68-ën me penallti. Golin e tretë e shënoi i riu Bojan Krkiç në minutën e 72-të.

Tashmë Barcelona ka 8 Superkupa të fituara, duke barazuar Realin e Madridit përsa i përket trofeut që luhet që prej vitit 1982.

Blerja më e madhe e kampionëve të Europës gjatë merkatos, Zllatan Ibrahimoviç luajti ndeshjen e dytë me fanellën e Barcelonës. Ai u zëvendësua në minutën e 70-të nga autori i golit të tretë, Bojan Krkiç.

Barcelona përfundoi sezonën me tri trofe dhe filloi atë me një trofe tjetër.

Barcelona do të luajë edhe ndeshjen për Superkupën e Evropës, andaj Barcelona pritet që këtë sezonë të fillojë me dy trofe.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *