Home / Sport / Berbatov: Runi më i mirë se Ronaldo

Berbatov: Runi më i mirë se Ronaldo

“Uejn Runi është futbollist më i mirë se portugezi Kristiano Ronaldo”. Ky është konkluzioni i sulmuesit tjetër të Mançesterit, Dimitar Berbatov.

“Ronaldo ishte i mrekullueshëm në radhët e skuadrës sonë, dhe i tillë besoj të jetë edhe te Reali. Por për mua, talenti më i madh mbetet Uejn Runi. Ai ka një talent më të madh se Ronaldo, dhe shumë shpejt do të bëhet futbollisti më i mirë i botës”, deklaron Berbatov.

Kristiano Ronaldo u transferua në merkaton e kësaj vere në radhët e Realit të Madridit për shumën rekord të 94 milionë eurove. Me skuadrën e Mançester Junaited fituesi i “Topit të Artë 2008” arriti të merrte gjithçka në dy sezonet e fundit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *