Home / Sport / Berisha, Kapllani dhe Bylykbashi jashtë listës së Kuzhes

Berisha, Kapllani dhe Bylykbashi jashtë listës së Kuzhes

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, kroati Josip Kuzhe, ka publikuar sot emëroren e futbollistëve, që do të ketë në dispozicion për ndeshjen miqësore të 12 gushtit me Qipron, e cila do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në orën 19.00.

Në emëroren e Kuzhes kësaj radhe mungojnë kosovari, Besart Berisha, pastaj Dorian Bylykbashi dhe Edmond Kapllani, derisa për shkak të lëndimeve nuk janë grumbulluar as këtë herë Arjan Beqaj dhe Altin Lala. Ndërkaq emri i ri është mbrojtësi vlonjat, Franc Veliu.

Lista e kombëtares shqiptare
1.Isli HIDI
2.Samir UJKANI
3.Kristi VANGJELI
4.Armend DALLKU
5.Elvin BEQIRI
6.Andi LILA
7.Franc VELIU
8.Debatik CURRI
9.Ervin BULKU
10.Ervin SKELA
11.Gilman LIKA
12.Lorik CANA
13.Ansi AGOLLI
14.Jemir SEFA
15.Emiljan VILA
16.Klodian DURO
17.Jahmir HYKA
18.Hamdi SALIHI
19.Elis BAKAJ
20.Erjon BOGDANI

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *