Home / Sport / Berluskoni: Ronaldinjo është i pazëvendësueshëm

Berluskoni: Ronaldinjo është i pazëvendësueshëm

Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni është mahnitur nga paraqitje e shkëlqyer e Ronaldinjos në ndeshjen e parë të Serisë A kundër Sienës. Numri një i “kuqezinjve” rithekson edhe një herë se Dinjo mbetet mbetet një lojtar i pazëvendësueshëm për të.

“Ronaldinjo, edhe pse është 29 vjeç, është një lojtar të cilin nuk do ta ndërroja me asnjë në botë”, thekson Berluskoni.

“Në cilëndo pozitë që e zgjidhni të luajë, gjithmonë do t’ia vlejë çmimi i biletës për ata fansa të cilët dëshirojnë të jenë dëshmitarë të lojës së tij”, përfundon presidenti i milanezëve.

Ndërkohë këtë fundjavë Milani do të përballet drejtpërdrejtë me rivalët e Interit, në një ndeshje ku gjithçka është e garantuar për të tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv botëror.

Leonardo pritet ta bazojë sërish lojën e tij te dyshja braziliane Ronaldinjo-Pato. I gatshëm për të debutuar në radhët e Milanit është edhe holandezi Klas-Jan Huntelar.

“Derbi do të jetë një mundësi e mirë për debutimin tim. Është e vështirë, dhe do të jetë diçka e mrekullueshme për të luajtur aty për herë të parë”, deklaron Huntelar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *