Home / Sport / Bolonja, prishet akordi me Taçin?

Bolonja, prishet akordi me Taçin?

Nuk realizohet, te pakten per momentin, marreveshja e biznesmenit shqiptar Rezart Taçi me familjen Menarini, per blerjen e 80 per qind te aksioneve te Bolonjes.

Ndryshimi i pronarit te klubit pritej te behej zyrtar sot ne nje konference per shtyp ne hotelin “Balioni”, por gjithçka eshte shtyre per nje kohe te pacaktuar. Sipas burimeve prane klubit te Serise A shkak jane bere procedurat e gjata per transaksionet bankare nga Tirana ne Bolonje.

Megjithate, gazeta “Il Resto del Carlino” ka ngritur dyshime, duke theksuar se ndoshta palet nuk do te gjejne akordin. 38-vjeçari Taçi dhe bashkepunetoret e tij kane kerkuar te dhena te reja rreth situates se bilanceve te klubit kuqeblu, per te cilin pronaret aktuale pretendojne 22 milione euro.

Megjithate, edhe pse deklaronte se blerja e klubit dhe emerimi president ishin te perfunduara, duket se biznesmeni shqiptar ka kerkuar ulje te çmimit: raportimet pertej Adriatikut thone se oferta eshte 15 milione euro. Per momentin, blerja e aksioneve eshte anuluar. Kjo ka bere qe ne radhet e skuadres dhe tifozet e Bolonjes te shprehen te shqetesuar. Taçi kishte premtuar blerje te reja, me te cilat skuadra nuk do te renditej ne vendet e fundit, por tashme çdo gje veshtiresohet.

Marrë nga “Gazeta Tema”

Bie piramida Taçi, zbulohet mashtrimi, s’ka pará të blejë Bolonjën

Lajmi i bujshëm i pak ditëve më parë për blerjen e ekipit të Bolonjës nga biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, ka rezultuar një blof spektakolar.
“Rezart Taçi heq dorë nga blerja e 80% të aksioneve të ekipit italian të Serisë A”, – shkruhej dje në faqen zyrtare të internetit të klubit të Bolonjës.
Lajmi u përcoll menjëherë nga mediet më të rëndësishme sportive italiane.
“Dush i ftohtë për familjen Menarini dhe gjithë ambientin e Bolonjës. Rezart Taçi, biznesmeni shqiptar i naftës, i ka njoftuar shoqërisë kuqeblu heqjen dorë nga blerja e 80% të aksioneve të klubit”, – shkruante “Sport Mediaset”

“Lajmi që asnjë prej tifozëve të Bolonjës nuk e priste, është bërë i ditur në orën 20:26 në sitin e klubit të Bolonjës”, – shkruante gazeta “La Gazzetta dello Sport”.

Faqja zyrtare e ekipit të Bolonjës nuk bënte me dije arsyet e heqjes dorë nga ana e Taçit për blerjen e Bolonjës, por ato gjithmonë kanë qenë publike dhe “TemA” ka qenë e para që ia ka përcjellë.
Taçi hoqi dorë, thjesht se nuk ka pará. Lajmi “i madh” i disa ditëve më parë iu desh atij vetëm për të mbuluar kalimin e naftës pa paguar taksë në doganën e Vlorës.
Ato ditë në portin e Vlorës kishte mbërritur anija “Athina” me 6500 tonë naftë të pastër, të cilën Taçi kërkonte ta kalonte si të papërpunuar, për të shmangur akcizën. Kjo i kushtonte buxhetit të shtetit 7 milionë euro.
Për të sfumuar skandalin Taçi bënte zhurmë për blerjen e një ekipi italian duke premtuar: “Nuk do jemi më në vendet e fundit të Serisë A.”
Ish-kamerieri, që akoma nuk ka paguar paratë e blerjes së ARMO-s, kërkonte të sfidonte kështu miliardat e Berluskonit dhe të Morattit.
Presidenti i Bolonjës, Menarini, shprehu keqardhjen për këtë gjë, në gazetën “Sport Mediaset”, i befasuar nga mashtrimi i Rezart Taçit.
Njeriu që pak vite më parë punonte në Itali si kamerier ndezi shpresat e tifozëve për një ekip të madh, duke premtuar një merkato “alla Real Madrid”.
Presidenti i ekipit të Bolonjës u shpreh se do të vazhdojë tratativat për shitjen e klubit me shoqëri të tjera, duke qenë se Rezart Taçi hoqi dorë përfundimisht nga blerja e ekipit të Seria A.
Heqja dorë nga blerja e Bolonjës vjen vetëm një ditë para se ai të zyrtarizonte blerjen e ekipit, për të cilin Taçi do të paguante 20 milionë euro, ndërsa kishte premtuar shpenzimin e 40 milionë eurove për merkato futbollistësh, një shifër kjo që konsiderohet luks dhe për ekipet më të mëdha në botë.
Mediet italiane prej kohësh kishin nisur të jepnin informacione në lidhje me pronarin e mundshëm të Bolonjës, por të gjitha thuajse i referoheshin gazetës “TemA”, e cila ka qenë i vetmi zë në Shqipëri që ka bërë publike abuzimet e Rezart Taçit.
Gazetat italiane flisnin me shqetësim për ish-kamerierin që pas pak vitesh u kthye të blinte një nga klubet më të njohura të Italisë, atyre nuk u interesonte një piramidë në Serinë A.
Shumë media, të cilat ende nuk e dinë sa reale është pasuria e tij, intervistuan shqiptarin që ka luajtur në Serinë A, Igli Tare. Pyetja e tyre e vetme ka qenë: “A është serioz ky njeri, dhe a ka pará mbi të gjitha?” Tare ka deklaruar se e njeh si njeri serioz e që ka pará, por ka deklaruar se nuk ka shumë miqësi me të për të ditur detaje të mëtejshme.
Portali kryesor në internet i zonës, përmes gazetarit Luca Pistolesi, thoshte se është pak e habitshme që një njeri, që ka punuar në Itali si kamerier, për pak vite rikthehet si miliarder. Por Pistolesi thotë se kjo e ka një përgjigje. Ai është mik i kryeministrit, Sali Berisha, që i ka dhuruar atij një pasuri të madhe në vend, ndërmarrjen shtetërore të naftës, dhe i ka lënë rrugë të lirë në tregtimin e naftës. “Nga kamerier në piceri, te monopoli i naftës në Shqipëri”, – shkruante gazetari. Sigurisht që pas gjithçkaje është Berisha, “i cili, – raporton Pistolesi, – vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005 e kishte akuzuar atë për kontrabandë nafte.”

“Berisha është qartësisht arsyeja për këtë ngjitje të rrufeshme të kamerierit”, – raportonte ai.

Pas përkrahjes politike, fshihet një mashtrues financiar. Taçi është një njeri i zhytur në borxhe, që rrezikonte të merrte me vete në këtë mënyrë dhe një klub italian, një bankë shqiptare (Bankën Credins) e duke shkaktuar dëm zinxhir, jo vetëm te ndërmarrja e tij e re, por dhe të tjera ndërmarrje si “Albpetrol” e “Bankers”.

Gazeta “TemA” raportoi e para se pas atij që quhej konsorcium amerikan, që do të blinte ARMO-n, ishte thjesht një investitor shqiptar, që ishte akuzuar hapur nga kryeministri shqiptar se bënte kontrabandë. I pyetur se ku do i gjente paratë për programin e tij, kur të vinte në pushtet në vitin 2005, zoti Berisha deklaroi se do ia merrte korrupsionit dhe kontrabandës që bën Taçi.
Pak vite më vonë, i pyetur nëse ai i qëndron këtyre deklaratave, Berisha në mënyrën më të paturpshme tha se nuk kishte thënë Taçi, por Caci.
Por nuk mjafton me kaq. Lekët e privatizimit nuk ishin askund. Berisha dhe këtë herë e shpëton Taçin, duke i vënë në dispozicion bankën e familjes së tij, ku pronare është Elvana Hana. Ajo del garant për blerjen, duke zhytur kështu në krizë veten, e duke bërë pis dhe Bankën Qendrore.
Për të bërë sa më shpejt paratë, Taçi nis të vjedhë dhe të shpërdorojë me sa mundet pasurinë që kishte marrë me të padrejtë. Kryeministri i vjen në ndihmë duke i dhënë atij me një vendim të gjithë tregun e naftës D1, e cila përbën rreth 70 për qind të konsumit në tregun vendas.
Sërish njeriu piramidë nuk arrin të mbledhë paratë dhe bën sërish kontrabandë, ashtu siç e kishte akuzuar më parë Berisha. Por, duke përdorur mediet që ka blerë, ai mundohet që shpesh ta paraqesë atë si një betejë që po bën pushteti me të. Kështu rregullon punët dhe me krahun tjetër politik. Në fakt, opozita pak ka folur për skandalet e tij të mëdha.
Në fushatë shfaqet hapur duke ndihmuar partinë e Ilir Metës, duke u bërë makineria e tij e karburantit.
Taçi arrin në këtë mënyrë të jetë një piramidë me leje të shtetit, ashtu si në vitin 1996-‘97. Edhe atëherë njerëzit e parave synonin të ishin në botën e sportit ndërkombëtar. Por nuk ia dolën. Taçi e bëri këtë gjë, duke treguar se piramida që ka ndërtuar Berisha është më e frikshme.

“Gjithë problemi tani ngelet te fakti, nëse Taçi do të arrijë të mbajë ekipin e të bëjë merkato, e cila është shumë më e shtrenjtë se blerja e ekipit”, – shkroi “TemA” ditën që u prezantua blerja mediatike e Bolonjës nga Rezart Taçi.

Tashmë dilemat janë zgjidhur.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *