Home / Sport / Bolt, ar edhe ne stafete

Bolt, ar edhe ne stafete

Xhamajka fitoi medaljen e artë në stafetën 4 herë 100 metra, duke i dhuruar Usain Bolt medaljen e tretë të artë në Botërorin e Atletikës. Ndryshe nga garat e 100 dhe 200 metrave, për Bolt këtë herë nuk pati rekord të ri botëror.

Usain Bolt fitoi medaljen e tretë të artë në kampionatin botëror të atletikës në Berlin, pasi kuarteti xhamajkan triumfoi në stafetën 4 herë 100 metra. Ndryshe nga dy garat e para, në 100 dhe 200 metra, këtë herë nuk kishte rekord botëror për të. Kronometri ndaloi në kohën 37”32, duke bërë që rekordi i vjetër 37”10 të rezistojë. Bolt ishte i treti në stafetë, që u mbyll nga Asafa Pauell. Ndërkohë, medalja e argjendtë i shkoi kuartetit të Trinidad and Tobago, ndërsa ajo e bronxit Anglisë. Një nga rivalet kryesore të Xhamajkës për këtë garë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u skualifikua ditën e premte për shkak të një marrje jo të rregullt të stafetës. Usain Bolt largohet me 3 medalje ari nga Botërori i Berlinit, ku ai u konfirmua si njeriu më i shpejtë i planetit dhe vendosi dy rekorde botërore të pabesueshme, në 100 dhe 200 metra.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *