Home / Sport / Bolt thyen rekordin në 100 metra

Bolt thyen rekordin në 100 metra

Usain Bolt edhe njëherë dëshmoi se kush është njeriu më i shpejtë në botë. Atleti nga Xhamajka bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në garën e 100 metrave në serinë finale të Kampionatit botëror të atletikës në Berlin, duke regjistruar rekordin e ri botëror 9,58 sekonda.

Usain Bolt është konfirmuar si njeriu më i shpejtë i planetit, duke u shpallur kampion bote në 100 metërsh në Botërorin që po zhvillohet në Berlin. Xhamajkani ka vendosur rekordin e ri botëror 9 sekonda e 58 të qindtat, i pamendueshëm më parë për askënd. Madje edhe studimet shkencore të një viti më parë bënin të ditur se limitet e njeriut ishin deri në 9 sekonda e 60 të qindtat, por atleti 23 vjeçar ka kaluar çdo parashikim.

Finalja e 100 metrave ka qenë nga më të priturat në gjithë botën, por në fund amerikani Tajson Gei nuk ka mundur të përballojë dot shpejtësinë e Bolt-it. Ai dha kohën 9.71, e treta në historinë e garës së 100 metrave, por shumë larg asaj të xhamajkanit. Asafa Powell mori medaljen e bronztë me kohë prej 9.84.

“E dija se nuk do të ishte një garë e lehtë, por bëra atë që duhej të bëja”, ka thënë Bolt pas garës.

Me këtë rekord, Bolt është padyshim në historinë e sportit të atletikës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *