Home / Sport / Brazili fiton, Italia dhe Anglia barazojnë

Brazili fiton, Italia dhe Anglia barazojnë

Një gol i shënuar nga sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren Brazilit në miqësoren përballë Estonisë në La Coq Arena në Tallin.

5 herë kampionët e botës nuk mundën të gjejnë shpesh rrjetën e vendasve dhe arritën te fitorja me një gol të vetëm të shënuar nga Fabiano në pjesën e parë të ndeshjes, madje duke e parë veten në disa raste edhe të kërcënuar nga Estonia, që u mbajt mirë përballë një kundërshtari të fuqishëm.

Në anën tjetër, kampioni në fuqi i botës, Italia, po ashtu nuk ka qenë bindëse në ndeshjen përballë Zvicrës duke nxjerrë vetëm një barazim pa gola.

Ndërsa, dy gola të sulmuesit të Tottenham, Jermain Defoe, kanë ndihmuar kombëtaren e Anglisë të rikthehet nga disavantazhi 2-0 për të barazuar 2-2 në ndeshjen miqësore përballë Holandës. Për holenadezët shënuan Kujt dhe Van der Vaart.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *