Home / Sport / Bruce shqetësohet për Canën

Bruce shqetësohet për Canën

Shqetsime në taborin e Sunderlandit pas lëndmit të dorës që pësoi Cana në duelin me Chelsean. Dyshohet se shqiptari ka të thyer dorën ndërsa fansat vlerësojnë vendosshmërinë e tij për të vazhuar lojën edhe përkundër dhembjeve që ndjente në dorë.

Menaxheri i Sunderland, Steve Bruce, është mjaft i shqetësuar për lëndimin e mesfushorit shqiptar Lorik Cana, në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Chelseas.

Cana e lëndoi dorën e majtë, pas një ndërhyrjeje ndaj Decos. Bruce frikësohet se kosovari e ka thyer dorën, mirëpo më shumë rreth këtij lëndimi do të dihet pas kontrollit mjekësor që do ta ketë futbollisti.

“Loriku ka një çarje, por ne mendojnë se ka gjasa që ai e ka thyer dorën. Mirëpo, ai do ta ketë një analizë me reze-X rëntgen, ku do të dihet më shumë. Shpresojmë që mos të jetë ashtu se si mendojmë”, deklaroi menaxheri i “Maceve të Zeza” në uebfaqen zyrtare të klubit.

Përkundër lëndimit që e pësoi dhe dhimbjeve që ndiente, Cana luajti 90 minuta në humbjen e Sunderland nga Chelsea 1:3.

Mediet angleze e kanë lavdëruar vendosmërinë e ish futbollistit të Marseilles për ta vazhduar lojën deri në fund, përkundër dhimbjeve që po përjetonte. Paraqitja e 26 vjeçarit në ndeshjen e së shtunës kundër Blackburn mbetet e dyshimtë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *