Home / Sport / Burnley e uli në tokë Manchester Unitedin

Burnley e uli në tokë Manchester Unitedin

Liverpool lehtë dhe bindshëm mundi skuadrën e Stokes. Tottenham dëshmoi se është në formë të lartë dhe shënoi fitore me rezultat bindës si mysafirë i Hullit me rezultat 5:1.

Skuadra e sapo hyrë në premier ligë ia bëri mat kampionit në fuqi, Manchester Unitedit, duke e mundur me rezultat 1:0. Futbollisti Robert Blake në minutën e 19-të ishte fatal me golin e tij të shënuar ndaj Djajve të kuq. Kampioni në fuqi, më gjithë përpjekjet që të barazoi rezultatin, ishte e pamundur përballë mbrojtjes së disponuar të skuadrës Burnley. Lieverpool lehtë dhe bindshëm mundi skuadrën e Stokes. Torres kalojë në epërsi në minutë e 5-të të ndeshjes, pastaj shënoi G.Johnson në minutën e fundit të pjesës së parë. Kuyt shtoi epërsinë në 3:0 në minutën e 78-të dhe për fitoren e thellë të Liverpool 4:0 shënoi N’Gog në minutën e 90-të. Tottenham dëshmoi se është në formë të lartë dhe shënoi fitore me rezultat bindës si mysafirë i Hullit me rezultat 5:1. Skuadra e Tottenhamit merr kreun e tabelës në premier ligë më gjashtë pikë të tubuara. Het-trik i kësaj ndeshjeje ishte Jermain Defoe. Golat për Tottenham i shënuan: Defoe (10′, 45′ e 90′), Palacios (14′), Keane (78′) dhe për Hullin shënoi Hunt (25′). Birmingham e ka siguruar fitoren në minutën e fundit përkatësisht në minutën e 90-të me golin e shënuar nga penalltia nëpërmjet futbollistit McFadden, duke gjunjëzuar Portsmouthin.

Rezultatet e javës së dytë

Birmingham-Portsmouth 1:0
Burnley-Manchester Utd 1:0
Hull-Tottenham 1:5
Liverpool-Stoke 4:0
Sunderland-Chelsea 1:3
Wigan – Wolves 0:1

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *