Home / Sport / Cana 90 minuta në fitoren e Sunderlandit

Cana 90 minuta në fitoren e Sunderlandit

Futbollisti Lorik Cana pas fitores ndaj Celticut, iu gëzua edhe fitores tjetër në miqësore të arritur sonte me rezultat 2:0 ndaj Peterboroughut.

Futbollisti Lorik Cana luajti 90 minuta në përbërjen e parë të skuadrës së Sunderlandit në ndeshjen miqësore të zhvilluar sonte si mysafirë i Peterborough të Anglisë, e cila sa po ka hyrë në Leagua Championship të Anglisë. Cana pas fitores ndaj Celticut, tashmë shijoi edhe gëzimin e dytë të njëpasnjëshëm, duke fituar me skuadrën e tij 2:0 ndaj Peterborough. Sipas uebfaqes www.theposh.com Cana u paraqit tërë lojën dhe pati një paraqitje të mirë në fanellën e skuadrës së Sunderlandit. Për Sunderlandin autogol shënoi Blanchett në minutën e 78, ndërsa pas tre minutave shënoi nga penalltia Campbell për rezultatin 2:0. Sunderland dhe Cana në bazë të lojërave të dëshmuara janë të gatshëm për çdo ndeshje në premier ligën angleze.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *