Home / Sport / Cana debutoi me fitore në Premier Ligë-Bunjaku shënoi gol në Bundesligë

Cana debutoi me fitore në Premier Ligë-Bunjaku shënoi gol në Bundesligë

Lorik Cana ka debutuar me fitore në Premierligën angleze. Mesfushori kosovar e filloi me fitore eksperiencën e tij angleze, pasi që skuadra e tij e re, Sunderland, e mposhti Boltonin me rezultat minimal, 0:1.
Albert Bunjaku ka debutuar me gol në Bundesligë. Sulmuesi kosovar i ka siguruar një pikë Nurnbergut, i cili barazoi si mysafir i Eintracht Frankfurtit 1:1.

Ish futbollisti i Olympique Marseille luajti gjatë gjithë ndeshjes,kundër Boltonit, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në ndeshjen debutuese në Premier Ligë.
Lorik Cana së bashku me Sunderland i gëzohen fitores në javën e parë të premier ligës, duke mundur me rezultat 1:0 si mysafirë Boltonin. Cana debutoi me fitore dhe luajti 90 minuta në skuadrën e re, Sunderland. Futbollisti nga Kosova ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme qysh në javën e parë të premier ligës angleze. Ai e nisi me fitore me skuadrën e tij dhe premtojnë në këtë kampionat të kenë rezultate më të mira si dhe të jenë sa më lartë në renditjen e tabelës. Goli i shënuar në minutën e pestë të ndeshjes nga sulmuesi Darren Bent ua dhuroi trepikëshin e parë në kampionat “Maceve të Zeza”.
Skuadra që llogaritet që është përforcuar më së shumti në kampionatin anglez, Manchester City shënoi fitore si mysafirë me rezultat 2:0 ndaj Blackburnit. Golat për Manchester Cityn i shënuan Adebayor në minutën e 3-të dhe Ireland 90-tën.

Rezultatet e javës së parë

Chelsea-Hull 2:1 1:1)
Aston Villa-Wigan 0:2 (0:1)
Blackburn-Manchester City 0:2 (0:1)
Bolton-Sunderland 0:1 (0:1)
Portsmouth-Fulham 0:1 (0:1)
Stoke-Burnley 2:0 (2:0)
Wolves-West Ham 0:2 (0:1)

Bunjaku debuton me gol-Hyka e Rama i ndanë pikët në elitën gjermane.

Në minutën e 56-të është inkuadruar në lojë, ndërsa në atë 64-të shënoi gol Albert Bunjaku për skuadrën e tij, Nurnberg që barazoi si mysafirë me Eintracht Frankfurtin 1:1, në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit gjerman. Goli i parë i Bunjakut në kampionatin gjerman, për çka dëshmoi edhe cilësitë e tija në këtë përballje, duke arsyetuar edhe aktivizimin në lojë. Bunjaku është më meritori për pikën e fituar të skuadrës së Nurnbergut.
Kjo është ndeshje e parë e Bunjakut në elitën e futbollit gjerman, i cili që nga dimri i këtij viti është pjesë e Nurnbergut. Kjo e fundit këtë sezon është rikthyer në Bundesliga pasi në ndeshjen e play off-it mposhti Energie Cottbusi.

Futbollisti shqiptar, Valdet Rama nga minuta e 46-të është inkuadruar në lojë në radhët e skuadrës Hannover, ku ka zëvendësuar futbollistin Forssell. Hannover para shikuesve të vet barazoi 1:1 me Mainzin. Futbollisti i kombëtares Shqiptare, Jahmir Hyka është aktivizuar në lojë nga minuta e 72-të në vend të Ivanschitz. Rama dhe Hyka patën një paraqitje të mirë në radhët e skuadrave të tyre. Në kryendeshjen e ligës gjermane, Bayern nga Munihu luajti baras me Werderin 1:1. Golin për Bayern e shënoi Gomez në minutën e 72-të, ndërsa për Werderin Ozil në minutën e 39-të.

Rezultatet e javës së dytë

Bayern-Werder 1:1 (0:1)
Stuttgart-Freiburg 4:2 (0:0)
Hamburger-Dortmund 4:1 (3:1)
Bayer 04-Hoffenheim 1:0 (0:0)
Hannover-Mainz 05 1:1 (0:0)
Eintracht-Nürnberg 1:1 (1:0)

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *