Home / Sport / Cana: I kenaqur nga 90 minutat e para

Cana: I kenaqur nga 90 minutat e para

Pas aktivizimit te pare 90-minutesh ne kete sezon, ne miqesoren qe Sanderlendi fitoi 2-0 me Peterbroun, Lorik Cana eshte shprehur i kenaqur me paraqitjen e tij.

Loja e tij ka entuziazmuar edhe stafin teknik dhe tifozet, ndersa 26-vjeçari deklaroi:
“Mendoj se kisha një paraqitje të mirë në miqësoren me Peterboroun, por në të ardhmen sigurisht se paraqitjet e mia do të jenë edhe më të mira. Gjithsesi jam i kënaqur me 90 minutëshin tim të parë të plotë në fanellën e Sanderlendit, pas atyre 45 minutave të zhvilluar ndaj Seltikut”, ka nënvizuar Cana, i cili para dy javësh u transferua nga Olimpiku i Marsejës te skuadra e Ligës Premiere.

“Ishte hera e pare ne kete fillimsezoni qe luaja 90 minuta dhe mund te them se u paraqita mire.
Miqesoret ne kete periudhe jane mjaft te rendesishme, shpresoj te luaj gjate gjithe takimit edhe te shtunen kunder Harts. Me pas do te jem gati per sezonin e ri ne Premierlige”.

Mesfushori kuqezi nuk harroi te falenderonte tifozet per mbeshtetjen gjate sfidave me Selltik dhe Peterbrou. “Deshiroj t’u jap ketyre tifozeve te mrekullueshem ate qe presin prej meje. Loja ime do te permiresohet edhe me shume, pasi nuk jam ende ne formen optimale”. Me 12 milione eurot e shpenzuara per blerjen e Bent, Cana nuk eshte me lojtari me i shtrenjte i “maceve te zeza”: “Jam i lumtur qe skuadra vazhdon te perforcohet. Kjo eshte diçka pozitive per Sanderlendin”.

Cana: Darren Bent blerje e rëndësishme për Sanderlendin

Kosovari Lorik Cana ka përshëndetur blerjen e re të skuadrës së tij, Sanderlend, Darren Bent, i cili u bashkua me “Macet e Zeza” për 10 milionë funte nga Totenhemi. “Darreni është një lojtar fantastik, i cili do të mund ta ndihmojë shumë skuadrën, sepse është shumë i shpejtë dhe mund të shënoi shumë gola. Ai është një lojtar që ka edhe përvojë ndërkombëtare dhe me lojtarë të tillë Sanderlendi pa dyshim se do të ketë një edicion të mirë”, ka theksuar Cana.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *