Home / Sport / Cana, më i miri i Sandërlendit në ndeshjen ndaj Çelsit

Cana, më i miri i Sandërlendit në ndeshjen ndaj Çelsit

Mesfushori kuqezi është votuar nga tifozët e “Maceve të zeza”, në sondazhin e zhvilluar në faqen e internetit të klubit.

Kosovari ka marrë 41.5% të votave në total, duke lënë pas blerjen më të shtrenjtë të ekipit anglez gjatë merkatos, sulmuesin Darren Bent, me 28.9%. I treti u rendit fituesi i javës së kaluar ndaj Boltonit, Li Katermol.

Lorik Cana pësoi një goditje në dorë gjatë ndeshjes, por nuk pranoi të zëvendësohej, për të mos zbehur debutimin e tij në “Stadiumin e dritave.”

26-vjeçari ka rrëmbyer zemrat e tifozëve të Sandërlendit, duke u shndërruar gjithashtu në një prej lojtarëve më të rëndësishëm për trajnerin Stiv Brus.

Cana u transferua nga Olompiku i Marsejës gjatë merkatos verore për shumën e 6.5 milion eurove, duke u bërë futbollisti i parë shqiptar që luan në Premier Ligë.

Cana përkrah transferimin e Mensah

Mesfushori i Sunderlandit, Lorik Cana ka përkrahur drejtuesit e klubit, të cilët janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Lyonit, John Mensah.

Ish-kapiteni i Marseilles ka luajtur kundër reprezentuesit të Ganës në Francë sezonin e kaluar dhe ishte impresionuar nga aftësitë e tij.

Tashmë Sunderland është afër huazimit njëvjeçar të Mensah, me opsionin e blerjes në fund të sezonit, dhe Cana beson se transferimi do të dëshmohet si i qëlluar.

“Kam luajtur kundër John disa herë dhe ai gjithmonë më ka impresionuar”, ka thënë Cana.

“Ai ka luajtur për ekipin më të mirë në Francë, kështu që mendoj se ai mund të na ndihmojë. Është një lojtar i mirë, i shpejtë dhe i fortë. Ai ka të gjitha kualitetet që nevojiten për t’u bërë një mbrojtës i suksesshëm në Premierligë”, theksoi kosovari.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *