Home / Sport / Cana, sot beteja me Lampard në mesfushë

Cana, sot beteja me Lampard në mesfushë

Sonte në mbrëmje Lorik Cana me skuadrën e tij të re Sunderland, do të zhvillojë ndeshjen e javës së dytë të kampionatit Anglez. Cana pritet përsëri të jetë titullar, ndërsa është shumë i motivuar me faktin se do të ketë duel me njërin prej mesfushorëve më të mirë në botë, Lampard.

Lorik Cana do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e dytë në Premier Ligën Angleze, kur Sandërlendi të presë në fushën e vet Çelsin e Karlo Ançelotit. Për futbollistin e kombëtares shqiptare do të jetë një betejë ndaj disa prej meësfushorëve më të mirë të botës si Mikael Esien apo Frenk Lampard. Ai pritet të duelojë pikërisht me Lampard, duke qenë se luajnë në të njëjtën zonë. Përpos emrit që ka mesfushori anglez, trajneri Stiv Brus mendon se Loriku do të jetë në gjendje të ndalojë sulmet e londinezëve, ndërsa u shpreh se shqiptari me Li Katermol, e kanë bërë të “çeliktë” mesfushën e “maceve të zeza”. “Katermol dhe Loriku na kanë dhënë pak “çelik” në mesfushë, – shpreh Brus. – Mendoj se është kjo ajo që na duhet në Premier Ligë. Nëse do të na kishte munguar ky “çelik” të shtunën, sidomos në pjesën e dytë, mendoj se Boltoni do të na kishte shkatërruar. Në Angli na duhen shumë lojtarët fizikë”, shtoi ai.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *