Home / Sport / Cana zverdhet përballë Chelseas

Cana zverdhet përballë Chelseas

Lorik Cana luajti 90-të minuta në disfatën e Sunderland-it nga Chelsea. Shqiptari kishte paraqitje solide, madje duke u ndëshkuar me karton të verdhë. Chelsea mori fitoren 3:1 mekthim total të rezultatit, pasi paraprakisht Bent solli vendasit në epërsi.

Futbollisti Lorik Cana luajti përballë yjeve të Chelseas. Skuadra e Canës, Sunderland në javën e dytë të premier ligës në shtëpi të veten është gjunjëzuar me rezultat 1:3 nga Chelsea. Cana luajti 90 minuta lojë në përballje me superfuqinë angleze, por fitoi edhe një karton të verdhë në minutën e 68-të të ndeshjes. Një ndeshje interesante dhe me kthesa në rezultat. Sunderland të parët udhëhoqën me rezultat 1:0, por nuk qëndruan deri në fund. Goli i hershëm nuk iu dha aspak mundësi që deri në fund skuadra e Canës të qëndroi fuqishëm karshi yjeve të Chelseas. Në minutën e 16-të Bent kalojë në epërsi Sunderland, por u barazua rezultati në minutën e 52-të të pjesës së dytë me golin që shënoi reprezentuesi gjerman, Ballack. Lampard në minutën e 61-të nga penalltia kalojë në epërsi Chelsean, ndërsa anëtari i përfaqësueses së Portugalisë, Deco e dyfishoi epërsinë në 3:1 në minutën e 70-të. Sunderland në pjesën e parë udhëhoqi, por në të dytën Chelsea e shkatërroi me rezultat. Chelsea më këtë fitore kalon përkohësisht në vendin e parë më gjashtë pikë të tubuara, ndërsa Sunderland mbetët edhe më tutje i dhjeti në tabelë me 3 pikë të fituara javën e kaluar në fitoren e shënuar me rezultat 2:0 ndaj Boltonit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *