Home / Sport / Capello: Nuk ka shanse për Beckham pa u kthyer në Evropë

Capello: Nuk ka shanse për Beckham pa u kthyer në Evropë

Trajneri i Anglisë, Fabio Capello, ka dërguar një mesazh të qartë në drejtim të mesfushorit David Beckham – luaj në Evropë në vitin e ardhshëm ose mungo në Kupën Botërore 2010.

Beckham ka luajtur me Los Angeles Galaxy që nga viti 2007, kur u transferua nga Real Madridi. Mesfushori kaloi disa muaj i huazuar në Itali te Milani, në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe arriti të rikthehet në kombëtaren angleze.

Capello, i cili menaxhoi Beckhamin edhe në Real Madrid, ka thënë se dyert do të jenë të mbyllura për 34-vjeçarin derisa ai nuk bën të njëjtën lëvizje edhe këtë dimër.

“Beckham e di mirë se nëse nuk rikthehet në kampionatet e mëdha evropiane në dhjetor, ai nuk do të ketë shans për Kupën Botërore”, ka thënë Capello për La Gazzetta dello Sport.

Beckham po ashtu është lidhur me një kalim në formë huazimi në Angli, ku favorit janë Tottenham dhe Chelsea.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *